Kategori
Lajme

EKSKLUZIVE:
Përfaqësuesi i Sllovenisë në Eurovision
do të konkurrojë këtë javë në “Kënga Magjike”.

Producenti Ardit Gjebrea ka postuar nje story ditën e sotme ku në zyrën e tij na tregon një këngëtar, i cili po bën prova dhe ku në shkrim ka vendosur flamurin e Sllovenisë. Është momenti të zbulojmë një tjetër surprize:
“I vetmi artist mashkull, që ka përfaqësuar Slloveninë dy herë në Eurovision, do të konkurrojë këtë javë në Kënga Magjike”. Por kush është këngëtari i kategorisë “BIG International”?

Omar Naber është një emër mjaft i njohur jo vetëm në Slloveni, por edhe në Europë. Kantautori Naber vjen nga një histori e gjatë eksperiencash skenike dhe ka një karrierë 25 vjeçare, ku ndër vite ka fituar çmime dhe vlerësime nga më të ndryshmet. Karriera e tij muzikore fillon që në moshën 16 vjeçare.
Në vitin 2005 përfaqëson Slloveninë në Eurovision, eksperiencë të cilën e përsëriti në vitin 2017, duke u bërë i vetmi këngëtarë mashkull në Slloveni, i cili ka konkurruar dy herë në eurovision.
Ekskluzivisht zbulojë se kënga e tij titullohet “Bring back” dhe do të ketë premierën këtë të dielë.

Home