Kategori
Lajme

23 vite magji. “Kënga Magjike” feston sot ditëlindjen.

Data 13 tetor e vitit 1999 do të shënonte një evolim në industrinë muzikore. Ishte pikërisht kjo datë që do ta sillte Ardit Gjebrean si ideator dhe autor të një festivali të ri të muzikës së lehtë. “Kënga Magjike” asokohe “Kënga Magjike ‘99” do të ishte risia në muzikën e festivaleve, një edicion I cili bashkoi në skenë gjenerata, e breza të ndryshëm artistësh. Vlen të theksohet që edicioni i parë ishte një bashkim i muzikës së lehtë “tradicionale”, servirur nga brezi i këngëtarëve si Gaqo Çako, Kozma Dushi, Liliana Kondakçi, Ema Qazimi, Myfarete Laze dhe muzikës rock, alternative, r&b, interpretuar nga Adelina Ismaili, Grupi Spirit Voice, The Dreams, Rovena Dilo, Jonida Maliqi, Irma Libohova dhe Kristi Popa etj…

23 vite kanë kaluar dhe “Kënga Magjike” është bërë një element kyç në muzikën shqiptare me mbi 1000 këngë të krijuara nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Në rrugëtimin artistik të festivalit është vendosur një standart europian I produksioneve muzikore dhe performancave artistike aq sa artistë të huaj prej vitesh tashmë konsiderojnë skenën shqiptare. Ky është edicion I 23-të është edicioni më ndërkombëtar I “Kënga Magjike” pasi gjeografia e saj shtrihet në plot 11 shtete. Artistë nga Shqipëria, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Republika Çeke, Franca, Spanja, Estonia, Azerbajxhani, SH.B.A paraqesin në garë potencialin e tyre artistik. Gjithashtu për herë të parë festivali do të ketë katër netë finale, një ndër to nata internacionale. Rikujtojmë se jemi në prag të javës së 5-të të konkurrimit dhe shumë javë magjike me këngëtarë magjikë na presin. Më poshtë do të gjeni të listuar fituesit e edicioneve të mëparshme:

1999-Elsa Lila-“Vetëm një fjalë”

2000-Irma & Eranda Libohova – “1000 ëndrra”

2001-Pirro Çako & Rovena Dilo – “Për një çast më ndali zemra”

2002-Mira Konçi – “E pathëna fjalë”

2003-Ema Bytyqi – “Ku je ti?”

2004-Irma Libohova – “Prapë tek ti do të vijL

2005-Genta Ismajli – “Nuk dua tjetër”

2006-Armend Rexhepagiqi – “Kur dashuria vdes”

2007-Aurela Gaçe – “Hape veten”

2008-Jonida Maliqi – “Njëri nga ata”

2009-Eliza Hoxha & Rosela – “Rruga e zemrës”

2010-Juliana Pasha & Luiz Ejlli – “Sa e shite zemrën”

2011-Redon Makashi – “Më ler të fle”

2012-Alban Skënderaj – “Refuzoj”

2013-Besa Kokëdhima – “Tatuazh në zemër”

2014-Aurela Gaçe & Young Zerka – “Pa kontroll”

2015-Aurela Gaçe – “Akoma jo”

2016-Rozana Radi – “Ma thuaj ti”

2017-Anxhela Peristeri – “E çmendur”

2018-Flori Mumajesi – “Plas”

2019-Eneda Tarifa – “Ma zgjat dorën”

2021-Alban Ramosaj – “Thikat e mia”

Home