28.03.21
3 artistët Big të kësaj jave në “Kënga Magjike”

Lorenc Hasrama, Eva Alikaj & Çlirim Denaj dhe Christos Vamos ishin tre artistët Big që prezantuan këngët e tyre këtë të diel në edicionin e 22 të Kënga Magjike. I pari që u ngjit në skenë ishte Lorenc Hasrama me këngën e titulluar “Pafund”.

Në vitin 2018 në bashkëpunim me Olsi Bylykun ai ishte pjesë e kategorisë New Artist, por vota e këngëtarëve e kategorizoi Hasramën përgjithmonë në kategorinë Big.

Ajo, për herë të parë në një festival. Ai, një rikthim pas 20 vitesh në Kënga Magjike. Bëhet fjalë për artistët Eva Alikaj dhe Çlirim Denaj, të cilët sollën duetin “Mos më provoko”.

Ai është artisti i parë i kategorisë Big International në Kënga Magjike 2021. Vjen nga Greqia dhe bëhet fjalë për Christos Vamos. Ai interpretoi këngën me titull “To Noumero mou”.

Artikuj Të Tjerë

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për...

read more
Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Julian Lekocaj: Unë jam i rrethuar nga femra

Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj. Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione...

read more
Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Lindita tregon për takimin e saj me Jennifer Lopez

Fiton Top Fest 6 me këngën “Ëndërroj”. Në vitin 2016-të ka marrë pjesë në edicionin e 5-të të “American Idol”. Fiton Festivalin e 55-të këngës në RTSH, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2017”. Ka kënduar krah artistëve si Stevie Wonder, Rihanna,...

read more