Kategori
Lajme

A është mirë të jesh anonime? Flet Mishela Rapo.

E rritur në skena të ndryshme festivalesh, Mishela Rapo rikthehet në skenën magjike. Kënga e saj titullohet “Zonjusha anonime” dhe është një këngë, e cila flet për një dashuri pa identitet, por mbushur me kujtime.

Të dielën në emisionin “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea pyeti këngëtaren nëse do të ishte mirë të jetë anonime dhe e konfirmuar.
“Kënga flet për nje temë tjetër, janë shumë anonime që na dëgjojnë nga ekrani, të cilat duhet të marrin mesazhin nga kënga. Unë jam Zonjushë Mishela dhe për mua është mirë të jesh e konfirmuar si artiste.”

Rikujtojmë se Mishela Rapo ka marrë pjesë në vitin 2016, 2017, 2018, e tanimë tregon historinë e zonjushës anonime.

Home