Kategori
Slider Uncategorized

Alban Ramosaj – Fituesi i “Kënga Magjike 2021”

Kupa Magjike për këtë edicion të 22 të festivalit Kënga Magjike shkoi për Alban Ramosaj, me këngën “Thikat e mia”.
Mes lotësh, Alban Ramosaj tha se e kishte menduar këtë moment dhe nuk mund ta besonte që ishte bërë realitet.

“O mam e fitova… faleminderit të gjithëve! E kam mendua këtë moment dhe nuk po më besohet akoma, nuk kam fjalë. Faleminderit nga shpirti, nga zemra, më rikujtuat arsyen përse bëj këtë që bëj. Ju falenderoj nga shpirti edhe njëherë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, jam pa fjalë.” Unë tani nuk e di çfarë po them, do çohem nesër do them çfarë thashë, mund të kisha thënë diçka tjetër…Dua të falenderoj bashkëpunëtorët, Fifi, Bruno, Flori, çunat të gjithë… të gjithëve që më votuan, por dikë dua të falënderoj më shumë, është ajo që e thashë pak më herët: Mam ku je, kjo është për ty! Është për gjithçka ke bërë për mua, faleminderit”

Mes lotesh dhe perqafimesh u mbyll me sukses edicioni i 22 i festivalit Kenga Magjike 2021. 

Home