Kategori
Lajme

“Kënga Magjike 2022” zgjeron shtrirjen gjeografike.

Gërshetimi, promovimi, paraqitja e kulturave të ndryshme muzikore, tanimë është kthyer në moton e “Kënga Magjike”. Këngëtarë nga shtete të ndryshme e kanë parë festivalin, si një trampolinë promovimi në tregun e muzikës shqiptare.
Vitin e kaluar në edicionin e 22-të  të festivalit ndërkombëtar, Kënga Magjike, çmimi “Best Big International Artist” shkoi për artisten nga Gjeorgjia, Nutsa. Edhe këtë edicion muzika nuk do të ketë barriera gjeografike.

Një ndër risitë dhe sfidat që paraqet “Kënga Magjike 2022” është zgjerimi i pozitës gjeografiko-artistike. Si në kategorinë “BIG” ashtu edhe në kategorinë “New Artist”, nuk do të mungojnë këngëtarët e huaj, nga të gjjtha anët e globit. 

Le “të bëjmë valixhet gati”, sepse ky do të jetë edicioni me i larmishëm gjeografikisht. Në skenën magjike do të ngjiten artistë nga Italia, Spanja, e Franca. Gjithashtu pritet një rikthim i këngëtarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Udhëtimit nuk do t’i vijë fundit pasi këtë edicion do të ngjiten në skenë artistë nga SHBA, Danimarka, Azerbajxhani dhe…(Epo jo ç’do gjë zbulohet që me të parën.).

Një gjë është pak, por e sigurt, kengjamagjike.com është gati për të udhëtuar

Home