Kategori
New Artist

ALINA JANI

Alina Jani është shtetase shqiptaro-amerikane. Që në moshë të vogël ka marrë leksione baleti klasik, piano dhe njëkohësisht është angazhuar me koncertet e shkollës si soliste, ku është vlerësuar me çmime të para dhe çertifikata mirënjohjeje për kontributin e dhënë në programet artistike si soliste. Alina ka qenë pjesëmarrëse në festivalin “Junior Fest Albania 2017” dhe në “The Voice Kids Albania “2018” Fituese e çmimit të dytë me medalje argjendi, në Genius Olympiade of New York në Oswego në vitin 2018, me pjesëmarrës nga 76 vende nga e gjithë bota. Gjithashtu  fituese e çmimit të parë dhe çmimi “Anita Take” në festivalin mbarëkombëtar i zërave të rinj “Jorgjie Truja” në vitin 2018 dhe në vitin 2019 fituese e çmimit të dytë. Çmimi i parë në “Pop Talent Festival 2021” dhe pjesëmarrëse në festivalin “Festa e Këngës Shqiptare 2020”  dhe në “Tirana Art Fest 2022”.

Home