Kategori
Lajme

Andrea dhe We are domi, përfaqësues në Eurovision, konkurrojnë këtë javë në “Kënga Magjike”.

Nuk është më sekret. Trajtat ndërkombëtare të festivalit “Kënga Magjike” po zbulojnë çdo javë këngëtarë nga kombësi dhe eksperienca të ndryshme artistike. Deri tani janë prezantuar nëntë konkurrentë të huaj, ku ndër ta dy grupe performuesish. Ekskluzivisht kengamagjike.com zbulon artistët “BIG” që do të konkurrojnë këtë të dielë në javën e shtatë. Emëruesi i përbashkët është se artistët kanë prekur skenën e “Eurovision 2022”.

Andrea vjen nga Shkupi, dhe në maj përfaqësoi Maqedoninë e veriut në “Eurovision” me këngën “Circles”. Përpos Andreas gjeografia zgjerohet deri në Republikën Çeke.
Grupi We Are Domi do të konkurrojë gjithashtu në “Kënga Magjike”. Njejtë si Andrea, ata konkurruan në këtë “Eurovision-in” e këtij viti.

Kënga e Andreas titullohet “Telepatija”, ndërsa e grupit We Are Domi, titullohet “Alive”. Bëhuni gati!!!

Home