Kategori
Lajme

Anxhela Peristeri: “Altari nuk është më i rëndësishmi në jetë”.

Këngëtarja Anxhela Peristeri konkurroi këtë të dielë me këngën e saj, “Kalimtar”. Kampionia e “Kënga Magjike 2017” është rikthyer me një dedikim ndaj kalimtarëve të jetës. Të gjithë kemi pasur kalimtarë në jetë, të cilët kanë zgjedhur të na lënë shenja. Kënga e Anxhelës shërben si motiv për të ndaluar këto shenja. Që në oret e para të publikimit kënga është cilësuar nga publiku si një ndër pretendetet kryesore për çmimin e parë.

Përpos titullit goditës nje fragment tjetër i këngës bën që të ngrihen pikëpyetje:
“As këtë herë nuk ka altar, e sërish e mbylla derën duke qarë”. E pyetur nga Ardit Gjebrea për çështjen e “altarit” Anxhela Peristeri u përgjigj:

“Faktikisht këtë herë nuk ka altar, jo për mua, por për vajzat e tjera. Unë mund të kem patur, mund ta kem, mund të dua të kem altar. Megjithatë nuk është “altari” i rëndësishëm në jetë, por të gjesh njeriun e duhur.”

Ende nuk dihet situata sentimentale e këngëtares ama diçka është pak, por e sigurt…nëse nuk doni t’u dedikohen këngë të tilla, mos tentoni të jeni kalimtarë.
Rikujtojmë se kjo është pjesëmarrja e shtatë e Anxhela Peristerit në festival:

1•”Sonte dridhuni” FT. Big Man (“Kënga Magjike 2005”)
2•”Ai po ikën” (“Kënga Magjike 2014”)
3•”T’kam bërë të qash” FT. Erik Lloshi (“Kënga Magjike 2015”)
4•”Gënjeshtar” (“Kënga Magjike 2016”)
5•”E çmendur” (“Kënga Magjike 2017”)
6•”Dikush i imi” (“Kënga Magjike 2019”)
7•”Kalimtar” (“Kënga Magjike 2022”)

Home