10.05.21
Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Kur vjen fjala tek dy emra si Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj I vetmi emërues I përbashkët është arti. Të dy artistët kanë krijuar karrierën e tyre duke provuar edhe forma të tjera alternative përveç muzikës. Kujtojmë që Marsela u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2011 në talent show “The voice”.

Që nga aty karriera e saj muzikore nuk ka ndalur dhe ka ardhur gjithnjë në rritje. Sa I përket festivalit “Kënga Magjike”, Marsela “qëlloi dashuri me dëgjim të parë”. Me pjesëmarrjen e saj të parë me këngën “Thërrime dashurie”, ajo shënoi një ndër hitet e saj muzikore, këngë e cila mbetet dhe sot ndër më të dëgjuarat. Këtë vit Marsela sjell një tjetër surprizë për fansat e saj.
Marsela Çibukaj do të prezantojë me Ardit Gjebrean netët finale të festivalit.

Lajmin e zbuloi vetë Ardit Gjebrea ku nëpërmjet një fotoje në Instagram shkruan:
“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’.

 Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”.

Nuk është hera e parë që Çibukaj provon të jetë moderatore. Gjatë muajit shkurt, Ardit Gjebrea u infektua me Covid-19 dhe zgjodhi që programin për një periudhë të shkurtër t’ia besonte Marselës, e cila shoqërohej edhe nga Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj. Ndonëse një eksperiencë e re Marsela dalloi për lirshmërinë dhe energjinë në prezantim.

Nuk mbetet të themi gjë tjetër përveç se: Bëhuni gati, në datat 26, 27 dhe 29 maj, do të vijnë Ardit Gjebrea dhe Marsela Cibukaj

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...

read more