Kategori
Lajme

Ardit Gjebrea e thotë me krenari: Artistët e huaj nga 13 shtete e thonë të gjithë në shqip “Kënga Magjike”

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të marte edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” që transmetohet në Tv Klan. Krah Ardit Gjebreas, këtë edicion qëndrojnë dy bukuroshet Eva Murati dhe Olta Beqiri.

Artistë të rinj, vendas e të huaj, por edhe të mirënjohur, ngjiten sonte në skenën e Pallatit të Koncerteve për të dhuruar performancat e tyre në natën e parë gjysmëfinale.

Në këtë edicion të Kënga Magjike artistët e huaj që marrin pjesë vijnë nga 13 shtete të ndryshme të botës. Ardit Gjebrea u shpreh krenar që të gjithë këta artistë, emrin e festivalit nuk e përkthejnë në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip: “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea: Me energjinë e tingujve, të fjalës, të interpretimit, është magjik ky festival, ndaj dhe quhet Kënga Magjike. Por me krenari mund të them se çdo pjesëmarrës nga bota në këtë edicion nuk e përkthen emrin e festivalit në gjuhën e tyre, por e thonë në shqip “Kënga Magjike”.

Eva Murati: Janë këto pra dy fjalë që enden pa reshtur në 13 shtetet që garojnë në 4 kategori, Big Artist, Big International Artist, New Artist dhe New International Artist.  

Olta Beqiri: Në 4 net do të kalojnë përmes etheve të garës dhe emocionit të këngës. Sonte dhe nesër do të jenë 2 netët gjysmëfinale, të enjten do të jetë finalja tradicionale shqiptare dhe të shtunën në mbrëmje do të jetë International Grand Final.

Nën sloganin #feeltheenergy u mbyll nata e parë e “Kënga Magjike”

Home