Kategori
Lajme

Ardit Gjebrea na njeh me formulën e këtij viti

Nisi edicioni i 23 i festivalit “Kënga Magjike”. Ardit Gjebrea në nisje të festivalit magjik na shpjegoi formulën e këtij viti. Gjebrea u shpreh se sot dhe nesër publiku do të ndjekë 25 këngë çdo mbrëmje.

Gara nis me kategorinë “New Artist” ku përfshihen edhe kategoria “New International Artist”. Ndërkohë, juria e cila ndodhet në sallë, do të votojë për këtë kategori.

Siç shpjegoi Gjebrea, mjaftojnë 3 butona jeshilë dhe artisti i ri mund të votojë dhe të votohet pastaj nga kolegët, juria dhe nga publiku. Pas vendimit të jurisë për kategorinë “New Artist” publiku do të marrë menjëherë kodet dhe do të ketë mundësinë të votojë.

“Më lejoni t’ju njoh me formulën e këtij viti. Sonte dhe nesër do të ndiqni 25 këngë çdo mbrëmje. Në fillim do ta nisë garën kategoria “New Artist” ku përfshihen edhe kategoria “New International Artist”. Ky vit e ka çuar në një tjetër stad kategorinë “New Artist” për nga cilësia e muzikës, vokali dhe interpretimi i një brezi që po mirë se vjen.

Dhe ky konstatim veçanërisht u theksua nga juria e cila sonte ndodhet në sallë gati me butonat jeshilë dhe të kuq dhe unë ua prezantoj menjëherë. “Zonja e hekurt”, “publisher”, promovuese e vlerave të vërteta të artistëve shqiptarë, Anxhela Faber. Aktorja ekselente dhe pedagogia e rrallë e dramës, Ema Andrea. Artist i lindur dhe poezia e muzikës shqipe, mister Pirro Çako. Artistja me dimensionet që nuk i shterojnë ndonjëherë, Jonida Maliqi. Gazetarja e vijës së parë, orteku që të merr përpara dhe thjesht duhet t’i dorëzohesh, Kozeta Kurti.

Ndërkohë artistët e mbrëmjes së parë janë vendosur në një ambient mikpritës dhe me shumë emocione. Ndërsa në sallë sonte kemi artistët e mbrëmjes së dytë, të cilët në funksionin e anëtarit të jurisë do të ndjekin me shumë vëmendje garën magjike. Fillojmë me kategorinë “New Artist”. Juria voton dhe mjafton 3 butona jeshilë pas së cilave artisti mund të votojë dhe të votohet nga kolegët, nga juria dhe nga publiku. Do të kemi sonte edhe votimin e publikut, i cili do t’i marrë kodet menjëherë pas vendimit të jurisë për kategorinë “New Artist””, shpjegoi Gjebrea.

Home