Kategori
Artistet-big

BLERINA BRAKA

E njohur si këngëtare e muzikës moderne dhe asaj lirike shqiptare, Blerina Braka ka në repertorin e saj këngë të rrymave të ndryshme. Diplomuar ne Universitetin e Arteve për Lirikë, Blerina e ka ndërtuar karrierën e saj mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe skenave të festivaleve shqiptare, duke qenë pjesëmarrëse në disa prej tyre si Fest RTSH, Top Fest dhe Kënga Magjike. Nuk mungojnë videoklipet e publikuara edhe në duete me artistë të tjerë shqiptarë.  Ky vit shënon pjesëmarrjen e saj të 6-të në Kënga Magjike me këngën “Ishe”.

Home