Kategori
Artistet-big

KLAJDI MUSABELLIU

Këngëtar, aktor dublant, gazetar. Dalë dhe evidentuar në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëmba”- Ediconi i parë –fitues i vendit të dytë. Fituesi i fundit i Festivalit të Pranverës (Këngët e Stinës 2003) me këngën “Puthja e Parë”. Pjesëmarrës në mjaft festivale në Shqipëri e Kosovë, si Këngët e Shekullit, Festivali i RTSH-sw, Kënga Magjike 2003, etj. Ushtruar profesionin e gazetarit pranë ATSH për rreth 3 vjet e gjysmë. Paralelisht në më shumë se 15 vite, ushtruar dhe realizuar një tjetwr pasion, atë të aktorit dublant në mjaft filma vizatimorë, përralla, kolona zanore hit për fëmijë si “Ben 10”, “Aladini”, “Ç`po shpik Andi” etj. Produksionet e fundit muzikore publikuar në YouTube – viti 2021 – 2 këngë me titujt “Lucky me fat” dhe “E di”, ku përveç rolit të interpretuesit, janë edhe krijime të realizuara si kantautor.

Kategori
Artistet-big

MICHELA PALUCA

Fituesja e formatit muzikor televiziv “Mam, po ti!?”, Michela Paluca është një këngëtare me origjinë shqiptare, por lindur e rritur në Itali. Ka filluar të këndojë që në moshën 6-vjeçare e më pas ka marrë leksione muzike në një shkollë në Itali, ku u njoh me muzikantë të talentuar me të cilët krijuan edhe një band muzikor. Pasioni i saj për tingujt blues, soul & rocknroll, pasqyrohet edhe në repertorin e muzikës që Michela këndon. Prej më shumë se një viti Michela, ka patur mbështetjen e një prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, Juliana Pasha, duke ndarë bashkë skenën e netëve të muzikës live në kryeqytet. Çmimi i parë në formatin “Mam, Po Ti!?” i dha të drejtën për t`u kategorizuar si Big Artist në edicionin e 23-të të festivalit Kënga Magjike. Për herë ta parë në këtë festival, Michela prezantohet me këngën “Një përqafim”.

Kategori
Artistet-big

JANEX

JANEX (Xhejn Kumrija) është kantautore dhe producente e muzikës Pop, por gjithashtu dallohet për kryqëzim zhanrash të ndryshëm. Karriera e saj nisi në Tiranë si një performuese aktive e muzikës live, e në të njëjtën kohë dhe pjesëmarrëse e shumë festivaleve dhe eventeve kombëtare, duke u dalluar për timbrin dhe stilin eveçantë.
Në vitin 2017 ajo u shpërngul në SHBA, ku ka studiuar music production dhe audio engineering në universitetin e New York aty ku dhe jeton prej vitesh. Në vitin 2018 JANEX në bashkëpunim me DJ shqiptaro-amerikan Noah Stradamus janë vlerësuar në Independent Music Awards mbajtur në NYC, me çmimin “Best Dance Electronica Song” me remake të këngës së saj Mermaids. Muzikën e JANEX e keni dëgjuar shpesh nëpër radio, por gjithashtu dhe në disa filma të rinj shqiptarë , pasi përpos këngës, kantautorja dhe producentja është mjaft e dhënë pas audio post dhe muzikës së filmit.

Kategori
Artistet-big

MARSELA ÇIBUKAJ

Marsela Çibukaj cilësuar një ndër zërat e rrallë Blues/Soul në muzikën shqiptare. E angazhuar që në fëmijëri në masterclass, e koncerte të ndryshme të orientuara përgjjthësisht në rrymat jazz, blues, soul. Që nga 2008 aktivizohet artistikisht ne koncerte Live jo vetem ne Itali por edhe ne Londer, Norvegji, Poloni, dhe Gjermani me grupet e saj (asokohe) THE AXIS dhe MARSEL – accoustic trio. Në 2010 fiton, çmimin “Best Emergent Singer” në Romë. Viti 2011 e gjen në skenën Shqiptare ku shpallet finaliste e “The Voice of Albania 1”, ku vlerësohet me çmimin e dytë, një eksperiencë e cila shërbeu si shtysë për konkurrimin në “The voice of Italy” Pjesëmarrëse në festivale të ndryshme shqiptare si “Top Fest”, “Festivali i RTSH” dhe “Kënga Magjike”. Në vitin 2019 realizon HIT-in e karrierës së saj “Thërrime dashurie”, këngë pjesëmarrëse në edicionin e 21 të “Kënga Magjike”. Ndër vite është angazhuar edhe si moderatore eventesh dhe emisionesh të ndryshme televizive përfshi këtu “E diela shqiptare”, por edhe si bashkë-moderatore e “Kënga Magjike 2021”

Kategori
Artistet-big

ELDIS ARRNJETI

Eldis Arrnjeti është një ndër “rocker-ët” më të rinj në industrinë muzikore. Pjesëmarrës që në fëmijëri në aktivitete të ndryshme nga ku është vlerësuar edhe me çmime në festivale lokale në Shkodër. Në vitin 2016 merr pjesë në “Gjeniu i vogël 7”. Pjesëmarrës në spektakle të tjera nga ku është vlerësuar me çmimin e dytë si new artist në “Këngë moj”. Pjesëmarrës në Festivalin e 60-të në RTSH ku vlerësohet me çmimin e tretë. Vjen për herë të dytë në “Kënga Magjike” ku brenda dy viteve ka konkurruar në të dy kategoritë, New & Big Artist. Aktiv në live të ndryshëm ku luhet muzika rock.

Kategori
Artistet-big

XHESIKA POLO

Xhesika Polo është një nga zërat më të fuqishëm femërorë në pop muzikën shqiptare. Karriera e saj si këngëtare fillon në vitin 2012, ku arrin të jetë finaliste e “X Factor Albania 1”. Që nga viti 2012 është pjesëmarrëse në festivale si në Shqipëri dhe përtej kufirit. Në vitin 2020 shpallet fituese e festivalit “Nota Fest” me këngën “Frymë”. Ka qenë 3 herë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH. Rikthehet për të shtatin vit në “Kënga Magjike” ku ndër vite është vlerësuar me çmime si: “Best FT”, “Best vocal”, “Çesk Zadeja”, “Çmimi i produksionit”, etj.

Kategori
Artistet-big

ANXHELA PERISTERI

Anxhela Peristeri numëron rreth 21 vite karrierë aktive në muzikë me një aktivitet të shtruar mes Shqipërisë, Greqisë e diasporës. Një personalitet i botës së spektakleve shqiptare duke renditur “Miss Albania 2001”, “Your face sounds familiar”, “C’est la vie” etj… Në vitin 2004 publikon albumin e saj të parë “Për ju” ku ndodhen HIT-et “Ishe mbret”, “Prapë do t’i lutem”, “1001 djem” etj… Pjesëmarrëse në festivale në mbarë trojet shqipfolëse si: “Top Fest”, “Festivali i Rtsh”, “Mikrofoni i Artë”, “Nota Fest”, “Kënga Magjike”. Në vitin 2020 shpallet kampione e “Festivalit të 59-të të RTSH” me këngën “Karma” dhe në maj të 2021 përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, ku arrin me sukses në finale. Në vitin 2022 publikon mini albumin (EP) “N’Tiranë) i cili i paraprin koncertit të saj të dytë recital “Aromë gruaje”. Pjesëmarrëse për herë të shtatë në “Kënga Magjike” ku në vitin 2017 shapllet kampione me këngën “E çmendur”.

Kategori
Artistet-big

SHEILA HAXHIRAJ

Sheila Haxhiraj kompozitore dhe këngëtare e njohur shqiptare. Që e vogël ajo ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave dhe kompeticioneve të ndryshme televizive, si “Gjeniu i Vogël”,ku është vlerësuar me çmim special, ne “Elefant Show”dhe “Promofestival”, vlerësuar me çmim te dyte. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor në vitin 2012 Sheila Haxhiraj kurorëzohet me çmimin e parë në garën muzikore të X -Factor I Albania, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mije konkurrentë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet. Një vit më pas Sheila nënshkruan një kontratë me një nga label-at më të suksesshëm te industrisë së muzikës “Universal” me producentët Berman Brothers. Në vitin 2013 për herë të parë Sheila merr pjesë në Këngën Magjike me këngën “Të Ndjej” një dedikim shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Përveç talentit të pa diskutueshëm në muzikë një pasion tjetër i saj qe dhe aktrimi, gjë që e bëri Sheilën të spikatej dhe ftohej nga regjisorë të ndryshëm për të qënë protagoniste si aktore në filmat e tyre. Deri më tani Sheila ka marrë pjesë në dy filma të njohur shqiptarë “Fluturim Pasioni”, “Tirana 14” dhe së fundmi në shfaqen teatrale “Dita më e bukur”. Ndër vite Sheila ka lançuar hite muzikore dhe bashkëpunime të suksesshme me artistë të njohur shqiptarë në tregun muzikor.

Kategori
Artistet-big

MARIZA IKONOMI

Mariza Ikononomi numëron mbi 25 vite karrierë. Kantautore e rreth 80 produksioneve muzikore, ku ka eksperimentuar në rryma të ndryshme si pop, dance, folk, balade, rock, alternative etj. Është vlerësuar që në fëmijëri me çmime të ndryshme në festivale, ku vlen të theksohet çmimi i parë në Festivalin Ballkanik të fëmijëve. Është këngëtarja e parë shqiptare e cila konkurron në Festivalin e RTSH në moshën 12 vjeçare me Françesk Radin me këngën “Telefonatë zemrash”. Numëron 15 pjesëmarrje në këtë festival. Në periudhën tre vjeçare 2004-2007 realizon dy albume të sukseshme “Mysafir i mallkuar” dhe “Ditari”. Pjesëmarrëse në shumë edicione të festivaleve të ndryshme në Shqipëri, Kosove, e Maqedoni të Veriut, përkatësisht n “TopFest”, “Mikrofoni i artë, “Showfest”, “Nota Fest” etj… Pjesëmarrëse që në edicionet e para të “Kënga Magjike”, ku numëron 7 pjesëmarrje ku bën pjesë dhe HITI i karrierës së saj “Piano e vjetër”

Kategori
Artistet-big

MATEUS FRROKU

I vlerësuar që në fëmijëri me çmime të treta, të dyta dhe të para në festivalin e fëmijëve në Korçë, gjithashu pjesëmarrës edhe në festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve në Shkodwr.
Në vitin 2005 bëhet pjesë e spektaklit “Ethet e së premtes” ku renditet në vendin e tretë në finale. Pjesëmarrës në spektakle të ndryshme si “Këngët e shekullit” në vitin 2007, “Netët e Klipit Shqiptar” etj.
Gjithashtu numëron pjesëmarrje në të gjitha festivalet e muzikës në Shqipëri “Fest RTSH”, “Top Fest”, dhe “Kënga Magjike” ku në vitin 2012 është vlerësuar në çmimin “Best FT” dhe me çmimin “Çesk Zadeja” në vitin 2015.
Në kanalin e tij në youtube numëron 35 milion shikime më këngë dhe duete të rrymave si folk, pop-folk, pop, pop-rock etj, në bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë.

Home