Kategori
Big international

JASON WALKER

Super performues, super vokal, superekzibicionist! Është ai – artisti amerikan Jason Walker. Fitorja e tij ne “It’s ShowTime at the Apollo” në skenën legjendare të Apollo Theatre në New York, do të shënonte startin e suksesit. Jason Walker është renditur 5 herë në vendin e parë në Billboard Dance Records dhe 6 herë të tjera në Top 10-shen më të mirë në SHBA. Ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore si Junior Vasquez, Georgie Porgie, David Morales, Tony Moran, Quentin Harris dhe Honey Dijon. Është nominuar 2 herë në International Dance Music dhe gjithashtu është shpallur fitues i OutMusic Award. Në vitin 2019 performanca e tij në Kënga Magjike përfshiu gjithë sallën e Pallatit të Koncerteve, duke mbërritur deri në finalen e madhe.

Kategori
Big international

STEFAN

Stefan është këngëtar dhe autor këngësh nga Estonia, muzika e të cilit ka marrë shumë vëmendje vitet e fundit.
Në vitin 2020 ai shpallet fitues i edicionit të parë të “Maskis Laulja” versioni Estonez i “Masked Singer”.
Stefan ka realizuar projekte muzikore me suksese absolute. “Doomino” ka qenë hiti i vitit 2021, ndërsa sensacioni i verës 2022 në të gjithë Estoninë ishte kënga e tij “Miraaz”.
Stefan ka fituar festivalin “Eesti Laul” në Estoni në vitin 2022, duke përfaqësuar vendin e tij në Torino, në Festivalin Europian të këtij viti duke mbërritur deri në Grand Final me këngën “Hope”.

Kategori
Big international

WE ARE DOMI

We are Domi është një band elektro pop, i formuar në vitin 2016 në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht me bazë në Pragë. Gërshetimi i kulturave të anëtareve të bandit: Dominika – vokalistja Çeko-Amerikane; si dhe Casper e Benjamin 2 muzikantë norvegjezë, e pasuron më shume spektrin muzikor të bandit. We Are Domi performojnë një muzikë që të përfshin, duke përzier një miks tingujsh mes pop-it skandinav dhe elektropop. Trinomi: Super energji – performancë mahnitëse – atmosfere tërheqëse është ajo çfarë e karakterizon We Are Domi. Ata kanë përfaqësuar Republikën Çeke në Eurovision 2022, duke hapur Grand Final me këngën e tyre “Lights off”.

Kategori
Big international

ANDREA

E përzgjedhura e Maqedonisë së Veriut në Eurovizion 2022, Andrea  është një artiste e re në botën e muzikës pop. Me një fëmijëri te jetuar mes Shkupit dhe Nju Jorkut, Andrea është ndikuar muzikalisht nga një shumëllojshmëri kulturash. Kënga e saj e pare “I Know” në bashkëpunim me producentin Aleksandar Masevski  u kthye në hit në të gjithë Maqedoninë e Veriut, duke vijuar me shumë projekte te tjera muzikore. Me këngën “Circles” Andrea përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Eurovizion 2022, duke u cilesuar si një nga ambasadoret më të mira të vendit të saj.

Kategori
Big international

OMAR NABER

I vetmi artist që ka përfaqësuar Slloveninë 2 herë në Eurovizion, Omar Naber është këngëtar, kompozitor dhe instrumentist i njohur.
Suksesi i tij nisi në vitin 2004, kur shpallet fitues i talent show-t kombëtar ‘Bitka Talentov’, versioni slloven i ‘Pop Idol’.
Kjo fitore i hapi rrugë përzgjedhjes së tij në “EMA” – Eurovision Slovenia – kompeticion të cilin Omar e fitoi, duke përfaqësuar Slloveninë në Eurovizion në vitin 2005.
Fama dhe shkëlqimi i tij filloi të shpërndahej në të gjithë vendin. Mediat do t`i dedikonin vëmendje një ylli si Omar Naber.
Viti 2017 e ngjiti për herë të dytë artistin slloven në skenën e Eurovizionit, sërish me autorësinë e tij.
I njohur si një super interpretues i live-t, Omar ka performuar nga Kroacia, Austria, Gjermania, Portugalia, Spanja deri në Ukrahinë, Rusi, Finlandë, Jordani, Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.
Si një artist i pop –rock-ut melodioz, Omar Naber ka publikuar 5 albume, ndërsa albumi i 6 është në planet e vitit 2023.

Kategori
Big international

LE DEVA

4 gra, 4 histori, 4 personalitete; Le Deva janë i vetmi kuartet Pop Italian i përbërë vetëm nga femra. Laura Bono është fituese e Sanremo Giovani 2005 me këngën “Non credo nei miracoli”, një fitore që edhe sot ka një vlerë shumë të rëndësishme. Greta Manuzi dhe Verdiana Zangaro janë të dyja finaliste në edicionin e 12-të spektaklit të famshëm “Amici”. Roberta Pompa ka fituar “Area Sanremo 2015” si edhe një nga konkurrentet më të forta në edicionin e 7-të të “X Factor” me Vocal coach – Mika. Albumi i parë i grupit “Le Deva”, i titulluar “4” , në vitin 2017 është renditur ne top klasifikime si ndër më të shiturit. Le Deva kanë fituar edhe diskun e artë, me këngën e tyre “L`amore merita”, nj himn për dashurin universale. Ndërsa në festivalin e Sanremo-s 2021, në mbrëmjen e Dueteve, Le Deva së bashku me artisten Orietta Berti u renditën në vendin e dytë. Pjesëmarrëse në edicionin e 23-të në “Kënga Magjike” me këngën “GiuraGiuda”

Kategori
Big international

MARCO CARTA

Marco Carta është një kantautor Italian, i cili është bërë i njohur pasi në vitin 2008 fitoi talent show-n “Amici”.

Suksesi i rradhës do të ishte i menjëhershëm. Në vitin 2009 Marco Carta shpallet fitues i Sanremo – Festivali Italian i njohur mbarëkombëtarisht.

Kënga “La forza mia” ka fituar disk platini për më shumë se 70 mijë kopje të shitura.

Përgjatë karrierës së tij, Marco Carta ka marre vlerësime në evenimente të rëndësishme muzikore, si MTV Italian Music Awards, Wind Music Awards, Venice Music Awards, Kids’ Choice Awards, Latin Music Italian Awards, një çmim Barocco, një çmim Roma Videoclip, si edhe 2 disqe platini dhe 6 disqe të arta.

Me 7 albume te pubikuara dhe nje albumi Live, Marco Carta ka bashkëpunuar me autorë dhe producentë të njohur si Andrea Amati, Giulia Anania, Marta Venturini, Raige, Luca Chiaravalli, Marco Rettani, Matteo Faustini.

Për herë të parë pjesë e Magjisë Shqiptare, zyrtarisht pjesëmarrës në edicionin e 23-të të “Kënga Magjike”, Marco Carta! “(Forse) non mi basti più”.

Kategori
Big international

ALVAN

Artisti francez i skenës elektro rock, ALVAN ofron një muzikë e cila mikson ndikime të shumta duke filluar nga muzika rrok, ajo elektronike, romantike dhe ritmike. Si multi-instrumentist, ai shkëlqen ne live-t e tij me kitarë solo. Konsiderohet si mjeshtër i Ukulele-s dhe dallon per energjine e tij komunikuese. Ka interpretuar në shumë festivale si “The Trans musicales” apo “La nuit de l’Erdre” në Francë. ALVAN është fitues i “Eurovision France 2022” dhe si rezultat përfaqësoi Francën në Eurovision Song Contest. Interpretimi i tij Grand Final ishte një përvojë qe solli nënshkrimin e kontratës me Warner Music France. Dhe albumi i tij i parë Magma ka mbi 20 milionë shpërndarje në të gjitha platformat muzikore. Nga Finalja e Eurovision, vjen të elektrizoje skenën e “Kënga Magjike 2022”, ALVAN me këngën “Calzone”.

Home