Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2021

Situata pandemike që mbërtheu mbarë botën pati ndikim edhe në zhvillimin e netëve finale për edicionin Kënga Magjike 2021. Vendndodhja këtë herë nuk ishte Pallati i Kongreseve por studioja e emisionit E Diela Shqiptare.
Një tjetër ndryshim ishte zhvendosja në kohë e festivalit. Ndryshe nga tradita, Festivali Kënga Magjike u mbajt në muajin maj.
Një tjetër risi e këtij edicioni ishtë ndryshimi i sistemit të votimit. Përveç votës së artistëve për njëri-tjetrin; sistemit të pikëve iu bashkuan edhe votat e jurisë dhe votat e publikut, duke shpalluar fitues të çmimit të madh këngëtarin Alban Ramosaj, me këngën “Thikat e mia”.
Ndërsa grupi rrok Urban Band u shpallën fitues të çmimit Best New Artist nga juria e festivalit: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
E përzgjedhura e produksionit për prezantimin e tri netëve finale ishte artistja Marsela Çibukaj e cila për secilën nga netët u shfaq me performanca artistike.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2019

Edicioni Kënga Magjike 2019 shtrin kufijtë gjeografikë. Këngëtarë nga e gjithë bota bëhen pjesë e magjisë shqiptare, duke shtuar edhe çmimet Best Big International dhe Best New International Artist. 
Çmimi Best Big International u fitua nga artistja nga Maqedonia e Veriut, e renditur e dyta në Eurovision Song Contest 2019, Tamara Todevska me këngën “Monsters”. Çmimi Best New International Artist fitohet nga grupi italian SISMA me këngën “Com` e possibile”.
Pas traditës disavjeçare të vlerësimit me çmime të të gjithë artistëve që kualifikoheshin në natën finale, produksioni vendos që çmimet do të jepen vetëm për tre këngët e para, ku fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.
Juria: Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi,  DJ Miss Rose & DJ Stone dhe Enkel Demi shpallën fitues të kategorisë New Artist këngëtarin shqiptar ardhur nga Gjermania Khuba, me këngën “Ndryshe”.
Ky edicion i “Kënga Magjike” erdhi me misionin bamirës #këndojpërtëndërtuar për t`u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2018

Për të celebruar edicionin e 20-të të Kënga Magjike në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenën e Pallatit të Kongreseve 20 fëmijë të lindur në vitet dhe datat e zhvillimit të Festivalit; që prej vitit 1999 e deri në vitin 2017 dhe babai i fëmijës që lindi në natën e parë të Kënga Magjike 2018.
Ky edicion jubile i Kënga Magjike, për herë të parë u ndoq live nëpërmjet teknologjisë VR, gjithashtu do të kujtohet për kualifikimin e këngëtarëve të kategorisë New Artist për në Pallatin e Kongreseve, duke qenë më të shumtë në numër se sa kategoria BIG. Për herë të parë për kategorinë New Artist, përveç jurisë, voton edhe publiku. Çmimi Best New Artist shkoi për këngëtaren Wendy Mancaku.
Prezatuesja televizive Bora Zemani dhe koreografja Klaudia Pepa ishin bashkëprezantueset e Gjebreas në 3 netët e festivalit. 
Rikthimi i disa prej prezantueseve ndër vite për të përjetuar edhe një herë emocionin e prezantimit të Kënga Magjike, ishte një tjetër veçori e këtij edicioni.
Të ftuarit specialë, tenori Saimir Pirgu dhe kantautori Pirro Çako, sollën një prej këngëve histori në muzikën shqiptare “Këputa një gjethe dafine”.
Kënga “Plas” e Flori Mumajesit u shpall fituesja e çmimit të madhe Kënga Magjike 2018.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2017

20 artistë finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve në edicionin Kënga Magjike 2017.
Ndërsa kënga përmbyllëse sipas traditës ishte fituesja e çmimit të parë; Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”, si më e votuara prej artistëve.
Dy prezantueset televizive Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla ishin bashkëprezantuese me Ardit Gjebrean përgjatë tri netëve të festivalit.
Emocione përcolli dueti përshëndetës “Për ty”, kënduar nga Anna & Ardit Gjebrea, një këngë që dëgjohet për herë të parë në festivalin Kënga Magjike.
Formula e prezantuar për herë të parë në edicionin e kaluar, ku artistët ndaheshin në kategori: Big dhe Neë Artist vijon suksesshëm edhe në Kënga Magjike, duke zbuluar zëra të rinj mjaft të talentuar.
Anëtarët e jurisë Ulis Krajka, DJ Sardi, Venera Lumani, Juliana Pasha dhe Olti Curri shpallën fitues të kategorisë Neë Artist këngëtarin shqiptar, ardhur nga Australia John Shahu, me këngën “Medicine”.
Regjia e festivalit në këtë edicion mban emrin Aldon Lipe.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2016

Edicioni i 18-të i Festivalit Kënga Magjike 2016 solli një koncept krejt të ri, duke i ndarë këngëtarët pjesëmarrës në dy kategori: BIG dhe New Artist, ku kjo e fundit vlerësohej nga juria profesionale e festivalit, e përbërë nga: Ulis Krajka, Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani dhe DJ Sardi.
Koncepti i ri solli ndryshime në strukturën e festivalit, duke përfshirë të dyja fazat, edhe prezantimin e këngëve gjatë programit “E Diela Shqiptare”, edhe strukturën e netëve finale. 
Në krah të Gjebreas si bashkëprezantuese në netët finale të festivalit ishte Princesha Elia Zaharia Zogu, e cila u shfaq jo vetëm si prezantuese, por edhe me realizimin e disa performancave artistike.
21 ishin këngëtarët që arritën deri në finalen e madhe dhe fituesja e këtij edicioni u shpall Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”, ndërsa fitues i Çmimit Best New Artist u shpall Flori Nazifi me këngën “Mos ik”, duke u kualifikuar përgjithmonë në kategorinë Big në festivalin Kënga Magjike.
Regjisorë të festivalit ishin Aldon Lipe dhe Iv Tase.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2015

Edicioni i 17-të i Festivalit Kënga Magjike rikthen të kënduarin live në skenën e Pallatit të Kongreseve, skenografia e të cilit edhe këtë vit u kurua mjeshtërisht nga Gaetano Castelli.
Bashkëprezantuese, në krah të Gjebreas, shfaqet më e bukura e shqiptareve për vitin 2008, “Miss Shqipëria” Almeda Abazi.
Të ftuar specialë në Kënga Magjike 2015 ishte iluzionisti italian Ottavio Belli dhe 15 vjeçari me famë ndërkombëtare, Omar Arnaout. Ai ka ndezur sallën me këngët e tij “Beautiful life” dhe “Buleria”
Pas fitores në edicionin e kaluar, Aurela Gaçe thotë “Akoma jo”, dhe pikërisht me këtë baladë, rrëmben sërish çmimin e parë në“Kënga Magjike 2015”.
Aurela Gaçe mban kështu rekordin, tre herë fituese në historikun e këtij festivali. Në vitin 2007 Aurela Gaçe ka fituar çmimin e parë me këngën “Hape veten”.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2014

Spektatorët në sallë dhe artistët në skenën e Festivalit Kënga Magjike 2014 përjetuan një fluturim në hapësirë në një skenografi të konceptuar si një anije kozmike nga mjeshtri Gaetano Castelli.
Kapiteni i kësaj anijeje kozmike Ardit Gjebrea në këtë edicion, në bordin e tij kishte një ekuipazh të tërë prezantuesish. Ishin pesë të rinj nga kanali Mad TV: Albi, Marsela, Mateo, Nevina & Rudi që përcollën energjinë e tyre rinore.
Në këtë edicion, në fokus të veçantë kanë qenë performancat skenike të këngëtarëve.
Të ftuarit që e bënë vërtet speciale natën finale të Kënga Magjike 2014 ishin Pippo Baudo dhe Anna Oxa. Nata arriti kulmin me duetin Ardit Gjebrea dhe Anna Oxa me këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”.
“Pa kontroll” është titulli i këngës fituese të festivalit nga Aurela Gaçe dhe Young Zerka, në bazë të kontrollit të votave të artistëve pjesëmarrës.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2013

Kënga Magjike 2013 ndjek tashmë suksesin e viteve paraardhëse, si një festival i afirmuar me pjesëmarrje të gjerë të artistëve nga Shqipëria dhe diaspora, një event që u jep hapësirë të konsiderueshme artistëve të rinj.
Me një skenë madhështore që vijon të realizohet nga mjeshtri Gaetano Castelli, ky edicion që shënon edhe vitin e 15-të të tij, ngjit në skenë bashkë me prezantuesin Gjebrea, dy vajza të reja që për herë të parë përjetojnë eksperiencën si prezantuese: Mariela Berliku dhe Ervisa Lati. Dy vajzat janë përzgjedhur nga produksioni i festivalit në mënyrë rastësore, përgjatë një “audicioni” të realizuar në ambjentet publike të kryeqytetit.
Kënga “Tatuazh në zemër” e Besa Kokëdhimës është fituese e këtij edicioni, pasi mori numrin më të madh të pikëve nga votimi i këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival.
Regjisorë të festivalit janë Aldon Lipe dhe Iv Tase.

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2012

Skenografi moderne, muzikë cilësore dhe dy prezantuese sharmante në krah të shoë man-it Ardit Gjebrea në edicionin Kënga Magjike 2012.
Në fakt këta janë vetëm disa nga elementët e festivalit “Kënga Magjike 2012” që vijon të ketë vëmendjen e gjerë të publikut dhe praninë e personaliteteve më të rëndësishëm të vendit.
Ky vit, gjithashtu shënon nivel të lartë të interaktivitetit të skenës me sallën, ku publiku i pranishëm jo vetëm këndon bashkë me prezantuesit “Dua mëngjeset e majit”, por gjithashtu bëhet pjesë e situatave simpatike plot humor, të nxitura edhe nga dy prezantueset Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.
Kënga Magjike 2012” mbylli siparin e tij me një mbrëmje gala në të cilën triumfoi, kantautori i njohur Alban Skënderaj me këngën “Refuzoj”.
Regjisor i festivalit në këtë edicion është Pali Kuke

Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2011

Kënga Magjike 2011 solli në Shqipëri një prej figurave më të popullarizuara të momentit, aktoren turke Songul Oden, e njohur si “Gymysh”, një nga rolet e rëndësishme të karrierës së saj.
54 artistë pjesëmarrës më festival prezantuan këngët e tyre në 2 netët gjysmëfinale në Pallatin e Kongreseve, ku artistët vijonin të votonin në mënyrë të hapur për njëri-tjetrin.
Çmimin e parë, me votat e vetë këngëtarëve e merr Redon Makashi me këngën “Më lër të fle”.

Home