Kategori
New Artist

STEFANI SPIRI

Stefani Spiri ka përfunduar studimet e larta për violinë në Universitetin Ionian, në Greqi. Duke u rritur në një ambient muzikor, në moshën 4-vjeçare fillon të studiojë violinë dhe piano.Gjithashtu, në këtë moshë ka marrë pjesë si këngëtare në festivalet për fëmijë, në Gjirokastër, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Stefani ka dhënë koncerte në Shqipëri, Greqi, Itali, Turqi, SHBA dhe në vitin 2018 performoi në Parlamentin Europian, në Belgjikë. Njëkohësisht, kompozon këngë (kantautore). Dy nga këngët e saj të publikuara në YouTube janë “I still love you” dhe “Be with you”.

Kategori
New Artist

LEOTRIM

Leotrim  është diplomuar në Universitetin e Tetovës dega Art Muzikor, por eksperiencat muzikore i ka filluar që në moshë të vogël. Që prej vitit 2010 si anëtar i shoqërisë kulturore artistike Xheladin Zeqiri (Tetovë) ka interpretuar në shtete të ndryshme si Turqia, Bullgaria, Bosnja etj. Pjesëmarrës në “X factor Albania” ku u rendit në vendin e 6-të nga 12 finalistë. Aktiv në skenën e muzikës duke interpretuar në evenimente të ndryshme; koncerte, televizione, shoqata artistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.Eksperiencat e tij muzikore përfshijnë edhe rolin e tij si dirigjues koral dhe ligjërues i lëndës muzikore në shkolla publike dhe private. I nderuar me mirënjohje nga shoqata Kult si Artisti i ri 2019.I zgjedhur ne vitin 2020 si një nga 10 artistët e rinj në Rtv 21 në Kosovë.I përzgjedhur për pjesëmarrje në fushatën #VoiceOfYouth nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut .I përzgjedhur si këngëtari më i mirë me çmimin ‘’Naim Latifi,, në Festivalin Ballkanik Kumanovë 2021.

Kategori
New Artist

ELIO NORRA

Elio Norra është fitues i çmimit “Zëri më i mirë” në festivalin e Gjirokastrës. Pjesëmarrës në “The Voice Kids Albania 2”, duke arritur deri në fazën “Blind Audition”. Gjithashtu pjesëmarrës 2 herë në maratonën “Këngë moj”.Ka 3 këngë të publikuara deri më tani në të gjitha platformat, njëra prej tyre pjesëmarrja në “Kënga Magjike 2021”. Performon live me bandën e tij në ambientet të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Kategori
New Artist

ALISA OPARI LUZI

Alisa Opari Luzi ka lindur në Hollandë por origjina e saj është shqiptare. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshë të vogël duke u ushtruar si në këndim ashtu dhe në aktrim dhe kërcim. Në vitin 2018 ajo përfundon studimet për Musical Performer në Akademinë “Frank Sanders”, Amsterdam. Në vitin 2019 interpreton rolin e princeshës në musikalin “Aladin”, muzikal i cili bëri turin e tij artistik në Hollandë dhe Belgjikë. Karrierën e saj muzikore si këngëtare në tregun shqiptar ajo e ka nisur në festivalin “Jeho” një prodhim i Top Channel dhe më pas ka lançuar vit pas viti dhe 5 këngë të tjera bashkë me videoklipet e tyre.
Kënga e saj “True Love” në festivalin “Kënga Magjike 2022” vjen me kompozim të Enis Mullaj dhe tekst të Eriona Rushitit.

Kategori
New Artist

MARTIN PANO

Karriera muzikore e tij nisi në edicionin e katërt të Tirana Art Fest, ku u vlerësua me çmimin “Artisti i ri më i mirë”. Në vitin pasardhës fitoi çmimin “Vokali më i mirë mashkull” dhe sërish një vit më vonë fitues i vendit të tretë. Ka performuar në disa festivale muzikore, mundësuar nga Bojken Lako dhe Gjergj Leka. Performues në “Tirana Youth Capital” dhe në disa formate muzikore televizive. Me cilësitë e veçanta vokale, vlerësuar edhe nga një juri ndërkombëtare, Martini ishte një prej 4 finalistëve të formatit muzikor “Mam, po ti!?”, në programin “E Diela Shqiptare” në TV Klan.

Kategori
New Artist

ARSI BAKO

Arsi Bako është një vajzë 18-vjeçare, e cila karrierën e saj muzikore e ka nisur me pjesëmarrjen në kompeticionin “Tirana Art Fest” ku për tre vite me rradhë ajo arriti të marrë çmimet: “Artistja debutuese më e mirë”, “Çmimi i parë për kategorinë këngë” dhe së fundmi “Vokali më i mirë”. Prej pak kohësh ka publikuar këngën e saj të parë, dhe së shpejti pret të ndajë me publikun projekte të tjera.

Kategori
New Artist

KLEA CHUTRA

Klea është këngëtare, kitariste, ish-nxënëse e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Daljen e parë skenike e ka patur në moshën 4 vjeçare. Pjesëmarrëse në shumë festivale për fëmijë në qytetin e saj.
Konkurrente në “Gjeniu i Vogël 5”, finaliste në The Voice Kids of Albania në vitet 2017-2018; Gjysmëfinaliste ne Swiss Voice Tour 2022.

Kategori
New Artist

CASTOR

 Mërgim Aliu, i njohur si Castor, ka lindur në Norvegji. Ka përfunduar studimet në shkollën e filmit dhe merret me realizimin e filmave në Norvegji, të cilët janë vlerësuar me shumë çmime në botë. Të kënduarit është një pason për Castor, i cili që në moshën 7 vjeçare ka marrë pjesë në talent show-n ”Yjet e Vegjël” në Suedi. Karriera si këngëtar ka vijuar me publikimin e shumë këngëve, albumeve dhe video në Suedi në gjuhën suedeze. Gjithashtu ka mbajtur turne brenda shteteve Skandinave. Ka publikuar disa këngë në gjuhën shqipe dhe shumë shpejt do të publikojë dhe albumin e parë në gjuhën shqipe.

Kategori
New Artist

VANESA SONO

Fituesja e çmimit të parë në “Gjeniu i Vogël 6”, Vanesa Sono i ka arkivuar sukseset e saj që në moshë të vogël, duke fituar edhe çmimin e tretë në Festivalin e fëmijëve në RTSH për JESC (Junior Eurovision Song Contest 2016). Perfaqësuese e Shqipërisë në IFLC International Festival of Language and Culture USA (Washington DC dhe New York) në vitin 2017. Përfaqësuese e Shqipërisë në IFLC International Festival of Language and CultureAustralia (Melbourne) në vitet  2018-2020. Pjesë e duo act të quajtur “Shiv3rs”, të cilët kanë realizuar materiale origjinale të rrymës pop, rock, indie dhe kanë performuar kryesisht në Oxford dhe Londër. Vanesa Sono prej 5 vitesh jeton dhe studion në Angli, aktualisht studente e vitit të tretë në ICMP London (Institute of Contemporary Music and Production ) në degën Creative Musicianship.

Kategori
New Artist

ANDREA VATHAJ

Andrea Vathaj është një këngëtar i ri nga Shqipëria, por që prej moshës 7 vjeçare jeton në Romë (Itali), ku edhe ka ndjekur kurse kënge dhe aktrimi në akademitë private Dars, deri në vitin 2018. Në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në audicione këndimi në Itali. Në vitin 2019 ka publikuar këngën  e tij të “Lot i një fëmije”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” si pjesë e kategorisë New Artist, duke u rikthyer sërish në festival në vitin 2021 me këngën “Vai col tempo”. Disa këngë të tjera që Andrea Vathaj ka publikuar janë: “Enigma ime” dhe “Dove sei”

Home