Kategori
New International Artist

KRIS KOLO

Kris Kolo është një këngëtare shqiptare e lindur në Puglia dhe e rritur në Monopoli. Falë babait të saj muzikant, ajo apasionohet pas muzikës në moshë të vogël duke u frymëzuar nga artistë si Aretha Franklin, Blues Brother dhe Stevie Wonder. Prej moshës 16 vjeçare aktivizohet muzikalisht në provincën e Barit dhe bashkë me kitaristen Serena Solpasso fitojnë konkursin 7+, sponsorizuar nga rajoni i Puglia-s, duke krijuar kështu mundësinë që të regjistrojnë këngët e tyre të para.
Kris zhvendoset në Romë, ku pas njohjes me rapper-in Amir Issaa dhe producentin GRomano, bëhet pjesë e familjes Red Carpet Music, në bashkëpunim me të cilët publikoi këngën e saj të parë “Non mi possiedi”. Bashkëpunimet e saj muzikore vijojnë me producentin shqiptar GAZU – Techpro Records, me të cilin ka bashkëpunuar edhe për realizimin e këngës “Prendi questo treno”, me të cilën konkurron në “Kënga Magjike 2022”.

Kategori
New International Artist

ANGELES ARBOLEDA

Angeles Arboleda ka lindur në Barcelonë Spanjë, aktualisht jeton në Madrid. Karriera e saj muzikore ka nisur që në moshëm 14-vjeçare. Në vitin 2018 Angeles merr pjesë në “The X Factor”, Spanjë. Ajo e përcakton veten si një artiste e gjithanshme, me një personalitet ndryshe dhe me potencial për të ofruar në botën muzikore. Angeles është kompozitore e këngëve të saj dhe ka prezantuar projekte të ndryshme muzikore, duke u ngjitur në skenë me artistë të njohur si Dvicio, India Martinez, Gonzalo Hermida, Alain Perez dhe Pablo Alboran. Për herë të parë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, në kategorinë “New International Artist” me këngën “Amnesia”, bazuar në një histori ndarjeje dashurie. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit, që do të prodhohet në Shtetet e Bashkuara nga producentët prestigjozë Eddy Ricardo Martinez dhe Rudy Perez.

Kategori
New International Artist

GEORGIOS

Georgios është një këngëtar i ri nga Greqia, lindur në vitin 1994. Ka kënduar me disa nga artistët më të njohur në Greqi si: Giota Nega, P. Papadopoulou, Angela Dimitriou, Valanti, Konstantino Christoforou, Petro Iakovidi etj. Vitet e fundit, Georgios ka bashkëpunuar me të madhin Gianni Parios dhe djalin e tij Harry Varthakouris, të cilët janë edhe autorët e këngës më të re të tij: “Ma ela pou akoma s`agapo”, me të cilën konkurron në festivalin “Kënga Magjike”. Georgios pritet të realizojë projekte të reja muzikore nga të njëjtët krijues Parios & Varthakouris.

Kategori
New International Artist

SABRINA FRANCHINI

Sabrina Franchini ka filluar të këndojë që në moshë të vogël, duke marrë pjesë në konkurse dhe festivale të ndryshme muzikore, duke nisur që në moshën 5 vjeçare  në “Summer Festival”. Sabrina ka frekuentuar për disa vite Akademinë Muzikore “Village Music Lab Academy” në Caserta, ku ka perfeksionuar teknikën e saj vokale. Gjithashtu Sabrina ka qenë pjesëmarrëse në edicioni e 68-të të Area Sanremo Giovani on Tour. Në vitin 2018 ajo publikon këngën e saj të parë “Non mi fermo mai” dhe një vit më pas publikon këngën  saj të dytë “Oggi sono qui”. Kënga e saj pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” është një himn për dhimbjen, që artistja ia kushton gjyshes.

Kategori
New International Artist

MAMAGAMA

Mamagama është një band muzikor, krijuar në vitin 2022, por në fakt historia e tyre nis më herët. Vokalisti Safael (Asaf Mishiyev) është lindur dhe rritur në Baku, Azerbajxhan, i cili që prej moshës 14 vjeçare ka performuar në disa show dhe festivale vendase dhe ndërkombëtare. Safael është diplomuar në Jazz Performance, është ‘vocal coach’ për fëmijë, gjithashtu jep edhe mësime private për kitarë. RomaZee (Roman Zilianev) është një çelist i njohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me çmime, dhe pavarësisht moshës mjaft të re, ai tashmë është nënkryetar i një akademie muzikore në Kinë. Roma është i etur për zbulime muzikore, ka aftësinë të mësojë shumë shpejt instrumente muzikore dhe kalon orë të tëra me editimin e  muzikës që krijon grupi. Aspirata e tyre më e madhe në karrierë është të formojnë një komunitet ndërkombëtar artistësh që të mbështesin ambiciet e njëri-tjetrit dhe të ndihmojnë artistët e rinj të gjejnë audiencën e tyre në mbarë botën. Të dy Sefi dhe Roma janë muzikantë profesionistë, por nëse pyeten për stilin e tyre muzikor, ata preferojnë ta mbajnë atë larg etiketave – “Pa kornizë” është ajo që ata predikojnë.

Kategori
New International Artist

ILARIA CRETARO

Ilaria Cretaro filloi studimet për dashurinë e saj të madhe ‘këndimin’ në moshën 10-vjeçare. Pak muaj më vonë, në krah të mikut dhe gazetarit Egidio Cerelli, zëri i saj filloi të dëgjohej në skena. Ilaria u diplomua në C.E.T. di Mogol – fiton tre konkurse rajonale të këndimit dhe në rolin e protagonistes bëri turne në teatro me musical “Giulietta e Romeo ” me muzikë të Riccardo Cocciante dhe “Notre Dame de Paris”. Nën kontratën e regjistrimit me Beppe Carletti “Nomadi”, ajo mban koncerte në të gjithë Italinë. Prej vitit 2017 ka publikur këngë të reja në platformat sociale botërore, duke i prezantuar ato në TV dhe gazeta të ndryshme kombëtare. Ilaria Cretaro është bashkëthemeluese dhe mësuese e akademisë dhe shoqërisë teatrore “Star Fusion Academy”. Në vitin 2022 ajo rikthehet në skenë përkrah Maestro Mogol dhe Maestro Beppe Carletti, duke sjellë tinguj elektronikë kërcimi pop dhe një stil rrezatues që e përfaqëson plotësisht atë.

Kategori
New International Artist

VELATO

Gabriele Cacchi me emrin e artit VELATO ka lindur në Romë. Që në moshë të vogël është përfshirë në muzikë, ndikuar nga i ati dhe vëllai, të dy kitaristë autodidaktë.Ai vetë ka marrë leksione për kitarë në C.I.A.C., një shkollë e njohur muzikore në Romë. VELATO u diplomua pas një eksperiencë 2 vjeçare në një ‘rockschool’ anglo-saksone, Sonus Factory, një shkollë muzikore në Romë që ofron kurse të plota muzikore për kanto, duke eksperimentuar me të gjitha zhanret kryesore muzikore (pop, rock, blues, soul etj.), teoria e muzikës, bazat e pianos dhe baterive. Pas diplomimit, VELATO, filloi të shkruante tekste dhe të kompozonte vetë muzikë.

Kategori
New International Artist

JAYOO

Ai vjen nga nje background kinematografik, pasi ka mbaruar Film & Media Arts dhe është specializuar në aktrim dhe si skenarist.  Përpara se të vazhdonte universitetin amerikan, ai ishte zëri i personazhit me kartona në shfaqjen Nickelodeon, “The Backyardigans”. Ai i përdori paratë e fituara për të bërë filma rreth problemeve sociale në ShBA, që u vlerësuan me çmime fituese. Gjatë gjithë udhëtimit të tij kinematografik, ai ka treguar interes edhe për të shkruar poezi dhe këngë të shkurtra hip hop.  Ai do t’i përfshijë disa nga këto këngë në filmat e tij, si këngë tematike të kolonës zanore. Pas mbarimit të shkollës, duke kërkuar për studio muzikore, ai hasi në “Invite Only Studio”, ku punoi me programin “Dok” për të zbërthyer muzikën e tij.  “Dok” e ndihmoi atë për këngën “Itsy Bitsy”, nga Albumi “Planet Jensen”.”Planet Jensen” është një projekt që synon të tregojë përshtatshmërinë e muzikës me lirikat e këngëve të tij. Duke ardhur nga njē background filmik, ai dëshiron që çdo këngë e tij të tingëllojë kinematografike.

Home