Kategori
Lajme

Çfarë e lidh këngëtarin francez me Ronela Hajatin? ALVAN flet si erdhi në “Kënga Magjike”.

Është bërë publike që këngëtari francez Alvan, i cili përfaqësoi Francën në “Eurovision 2022” do të konkurrojë këtë javë në kategorinë “Big International Artist” me këngën e tij “Calzone”, një këngë e rrymës electro-rock. Rrjedhimisht lind pyetja: “Çfarë e lidh Alvan me Shqipërinë dhe me festivalin Kënga Magjike?” Në intervistën për “Aldo Morning Show”, Alvan ka “rrëfyer” gjithçka, që nga lidhja që ka me Shqipërinë dhe pjesëmarrjen në festival, nga ku ka folur edhe për raportin me këngëtaren Ronela Hajati.

“Fillimisht unë jam mik me Ronela Hajatin, që nga Eurovisioni.” – u shpreh këngëtari.                                                                  

Vlen të kujtojmë se para disa ditësh vetë Ronela publikoi një foto në “insta-story” ku shihej duke darkuar me Alvan dhe ku shkruajti: “Miku im, më në fund në Shqipëri”.

Këngëtari nga Franca tregoi edhe se si është bërë pjesë e “Kënga Magjike”. “Pata një konkurs ku mora një propozim për t’u përfaqësuar në “Kënga Magjike”. Një propozim, të cilin e pranova menjëherë. Kam parë gjithë videot e artistëve që kanë marrë pjesë, në edicionet e kaluara dhe m’u duk një festival shumë cilësor.”                                                                                               

Diçka është e sigurt. Këtë të dielë, bëhuni gati sepse Alvan po përgatit “calzonen” e tij për ju.

Home