Kategori
New Artist

DEA & GES RABO

Dea Pasha lindur në Dublin /Irlandë, fillimet e saj me muzikën i ka pasur që nga mosha 4-5 vjeçare ku ka ndjekur kurse për këngë dhe piano. Në moshën 10-vjeçare Dea ka regjistruar cover-in e saj të parë në studio profesionale. Në Dublin ajo ka marrë pjesë në audicionet e “Next Star Production” ardhur nga Los Angeles dhe përzgjidhet për të shkuar LA, ku përpara përpara një jurie prej 25 anëtarësh përzgjidhet nga tre prej tyre, për këngë dhe modeling, njëra prej tyre me bazë në New York dhe 2 në LA. Në një tjetër audicion, kësaj here on online “Vocalstar”, gjithashtu në LA ku Dea Pasha përzgjidhet nga një ‘production company’. Dy këngët e saj të publikuara janë “Era tradhëti” dhe “Solo”.

Ges Rabo talentin për këngën e ka zbuluar që në moshën 4-5 vjeçare dhe angazhimet e para artistike kanë qenë në koncertet dhe aktivitetet e shkollës. Në “Tirana Art Fest 2019” ishte fitues i çmimit “Vokali më i mirë mashkull”. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në kompeticione aktoriale dhe regjisoriale, ku ka fituar çmime si aktor dhe si regjisor. Ka realizuar disa këngë origjiniale, e fundit projekti “Meno” i shoqëruar edhe me videoklip dhe është performues në disa prej ambienteve të muzikës live në kryeqytet. Ges Rabo ka qenë pjesëmarës në “Kënga Magjike 2021”në kategorinë New Artist.

Home