21.04.21
EKSKLUZIVE: “Një fituese ndërkombëtare në garë?” Zbuloni yllin konkurrues!

Prej vitesh Kënga Magjike, është prurja e artistëve te huaj në skenën shqiptare. Vit pas viti shtete të ndryshme si Italia, Maqedonia e veriut, Greqia, Spanja, Izraeli e shumë të tjerë janë ngjitur në skenen e festivalit shqiptar. Ndonëse në periudhën “covidiane” Kënga Magjike nuk rresht së sjelluri emra ndërkombëtarë. Një ndër këta emra është dhe ylli i javës së 6-të të konkurrimit.

Ajo është Nutsa, këngëtarja nga Gjorgjia e cila vjen ekskluzivisht këtë të dielë. Fituese në shumë kompeticione ndërkombëtare, e njohur në Gjeorgji, Turqi, Rusi dhe kudo në Europë për zërin e saj karakteristik. Nutsa vjen për herë të parë tek audienca shqiptare.

Ju prezantjmë me biografinë e saj artistike:

Në vitin 2013: Finaliste në “Your face sounds familiar.”
Në vitin 2014: Fituese në festivalin New Wave.
Në vitin 2016: Finaliste në “Dancing with the stars, Goergia”
Në vitin 2017: Konkurrente në “Voice of Turkey” ku shpallet finaliste si dhe e vetmja konkurrente e huaj në këtë edicion.
Në vitin 2019: Publikon albumin e saj të parë “22”

Përpos kësaj kontrat e shumta që Nutsa ka me shtëpitë diskografike si Sony Music, e kanë bërë një këngëtare shumë të famshme në Trurqi, Rusi dhe kudo në Europë.

Videot më poshtë tregojnë se kush është Nutsa, ylli nga Gjeorgjja.

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more