25.04.21
EKSKLUZIVE: “Puthje, emocione, debate dhe…?!” Zbulohet surpriza e Kënga Magjike.

Vit pas viti Kënga Magjike ka surprizuar audiencën duke servirur risi, emra dhe surpriza nga më të ndryshmet. Produksioni zbulon ekskluzivisht surprizën që ky edicion sjell per adhuruesit e festivalit.

Gjithnjë jemi mahnitur nga magjia e skenës, jemi frymëzuar nga performancat e ndryshme dhe ndër vite kemi parë ndryshimin e skenës. Por gjithnjë pyesim veten, çfarë ndodh në prapaskenë? Një nga risitë e këtij edicioni është pikërisht xhirimi i gjithë prapaskenave të Kënga Magjike. Për herë të parë prapaskenat e festivalit, intervistat ekzkluzive, reagimet e familjarëve, të vetë artistëve big dhe new do të vijnë në formën e vlogjeve, në platformën youtube.
Në edicionin e 22 të Kënga Magjike gjithçka do të jetë e filmuar. Kush ka marrëdhënie sentimentale? Kush ka debate? Si paraqiten këngëtarët në backstage? Kush nxiton në moment të fundit? Sa e mbështesin këngëtarët njëri-tjetrin? Kush do të ngacmohet nga pyetjet e redaksisë?
Zbuloni se çfarë ndodh pas skenës, në vlogjet e përjavshme të Kënga Magjike.

Klikoni linkun për të parë vlogun me prapaskenat e javës së 5-të të konkurrimit:

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more
EKSKLUZIVE: “Soni Malaj bashkon forcat me Threedots”.

EKSKLUZIVE: “Soni Malaj bashkon forcat me Threedots”.

Kur vjen puna tek emrat BIG, Soni Malaj është ajo që ngjall gjithnjë shumë kuriozitet tek publiku. Gjatë karrierës së saj ka publikuar shumë hite dhe është vlerësuar me shumë çmime. Sa i përket Këngës Magjike ajo ka qenë pjesëmarrëse 9 herë, (3 prej të cilave me...

read more