22.04.21
EKSKLUZIVE: “Soni Malaj bashkon forcat me Threedots”.

Kur vjen puna tek emrat BIG, Soni Malaj është ajo që ngjall gjithnjë shumë kuriozitet tek publiku. Gjatë karrierës së saj ka publikuar shumë hite dhe është vlerësuar me shumë çmime. Sa i përket Këngës Magjike ajo ka qenë pjesëmarrëse 9 herë, (3 prej të cilave me grupin Spirit Voice). Këtë vit Soni shënon pjesëmarrjen e 10-të në Kënga Magjike.

Si çdo vit Soni nuk ngurron të surprizojë dhe të njëjtën gjë do t’a bëjë dhe këtë edicion. Pas shumë vitesh Soni do të bashkëpunojë me produksionin Threedots.

Kujtojmë e kënga e fundit me këtë produksion ka qenë “Nën lëkurën tënde”, e realizuar dekadën e kaluar.

E pyetur nga produksioni, Soni thotë:

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga m’u propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund t’a këndojë.”

Kënga titullohet “Versioni im” dhe mban vulën e Threedots. Ekskluzivisht produksioni zbulon se kënga është baladë dhe do të publikohet këtë të dielë në orën 18:00.

Deri atëherë, shijoni “Shije tradhëtie”, baladën që Soni prezantoi në edicionin e 21 të Kënga Magjike:

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more