Kategori
Lajme

EKSKLUZIVE: Përfaqësuesi i Estonisë në “Eurovision” konkurron këtë javë në “Kënga Magjike”.

Kënga Magjike 2022” zgjeron sinoret gjeografike, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një artist estonez. Stefan Airapetjan, njohur ndryshe si STEFAN është një ndër artistët më “IN” në Estoni. Ka nisur të këndojë që në fëmijëri, por vitet e tij aktive në muzikë shënohen që nga 2017. Në vitin 2020 shpallet fitues i “Maskis Laulja” versioni estonez i “Masked singer”.

Këtë vit ai shpallet përfaqësues i Estonisë në “Eurovision”, nga ku renditet i 13-i në finale.
Ekskluzivisht kengamagjike.com zbulon se kënga konkurruese në skenën magjike, titullohet “Never let go”. Bëhuni gati për këtë të dielë!

Home