Kategori
Lajme

EKSKLUZIVE:Zbulohen dy bashkëprezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”.

Në 23 vite jetë “Kënga Magjike” ka qenë shtëpia e shumë artistëve, por edhe promotor i figurave të ndryshme mediatike në bashkëprezantim.

Ekskluzivisht kengamagjike.com zbulon emrat e dy bukurosheve të edicionit të 23-të.

Ato janë moderatorja Eva Murati dhe aktorja Olta Beqiri. Dy vajzat e televizionit do të bashkojnë forcat me Ardit Gjebrean në katër netët finale, në Pallatin e Kongreseve, në nëntor.

Eva Murati vjen nga një eksperiencë e gjatë moderimi. Karriera e saj ka nisur që në moshën 15 vjeçare. Ndër vite ka prezantuar formate, e formula të ndryshme televizive, e gjithashtu është angazhuar si aktore në disa produksione kinematografike.

Olta Beqiri është një ndër aktoret më të reja, por me premisa shumë të mëdha. Kristela, personazhi i saj në serialin “$NOB” përpos se rol kryesor, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të serialit. Nga ana tjetër ajo është një ndër personazhet më “IN” të platformës “TikTok”, duke numëruar mijëra ndjekës.

Së bashku me Arditin, ky do  të jetë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia!

Home