Kategori
Lajme

Eldis Arrnjeti lutet të harrojë…Por çfarë?

Eldis Arrnjeti është një ndër rockerët më të rinj në industrinë muzikore shqiptare. Edhe pse në fillimet e tij, ai është një zë tejet i vlerësuar nga juri profesioniste. Jo më larg se dhjetorin e kaluar ai “rrëmbeu” çmimin e tretë në “Festivalin e 60-të të RTSH”. Falë këtij vlerësimi Eldisi bëhet automatikisht pjesë e kategorisë “BIG Artist”.

Në fazën e parë të konkurrimit Eldis Arrnjeti tregoi se për çfarë lutet:
“Lutem që familja ime të jetë mirë me shëndet. Lutem të jemi të lumtur. Kur vjen puna tek arti lutem të harroj.”
Ekskluzivisht për kengamagjike.com Eldisi ka treguar se beson në dashuri, por nuk është i dashuruar.

Home