25.04.21
Eltina Minarolli & Dea Strica: “Një vit që e shinim në ëndërr…”

Kënga magjike që në fillimet e saj ka qenë promovues I dueteve dhe bashkëpunimeve midis këngëtarëve. Në javën e 6-të të konkurrimit dueti që vjen është nga këngëtaret e kategorisë BIG, Eltina Minarolli dhe Dea Strica.

Eltina Minarolli është këngëtare, autore këngësh dhe producente. Ka studiuar muzikën klasike ne Akademinë e Arteve Të Bukura. Numëron një sërë koncertesh klasike dhe jo vetëm, në Itali koncerti “Donne”, Greqi “Balkan concert”, Zvicer “Muzikantët e rinj nëpër botë”, Amerikë në disa koncerte të ndryshme, pa lënë menjanë performancat e saj ketu në Shqipëri.

Dea Strica ka lindur në Shkodër, por është rritur në Maltë, ku dhe ka ndjekur mësimet e para të kantos. Rrugëtimi i saj në botën e muzikës filloi në vitin 2014 kryesisht si tekstshkruese dhe në vitin 2017 ajo lançoi projektin e saj të parë si kantautore, titulluar “You Got Me”, një bashkëpunim me producentë amerikanë. Përgjatë viteve ajo ka pasuar projekte të shumëta mjaft të suksesshme me producentë të huaj.

Në Qershor te vitit 2020, Eltina së bashku me Dean publikojnë këngën dhe videoklipin “Zjarro” ku ishte dhe prezantimi I parë I tyre si DUET. Pas shumë projektesh së bashku, ato vijnë në edicionin e 22 të Kënga Magjike, me këngën “Me ty.” Kënga erdhi si ftesë e Eltinës, ku duhet theksuar që së bashku me Dean kanë bërë dhe produksionin e këngës. “Me ty” flet për forcën e bashkimit, për dashurinë njerëzore dhe sigurisht vjen si një këngë motivuese për të gjithë personat që kanë kaluar një periudhë të vështirë, specifikisht periudhën “kovidiane”.

Të pyetura nga redaksia e Këngës Magjike se si lindi ky bashkëpunim, këngëtaret përgjigjen:
“Të dyja kemi një vit që e shohim në ëndërr këtë moment. Vazhdimisht shihnim të njëjtën ëndërr, sikur ishim në skenë, sikur performonim të dyja. E morëm si një mesazh që duhet të mendojmë për
“Kënga magjike”. Kënga erdhi shumë natyrshëm dhe besojmë se nuk ka rastësi. Gjithçka është e shkruar.”

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...