11.04.21
Erik Lloshi tregon zhgënjimin më të madh…

Artisti i parë që çel garën e artistëve “BIG” në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Erik Lloshi.

Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për kanto dhe aktualisht jep leksione për muzikën e lehtë. Në vitin 2009, klipi “E di”, u nominua “Best Video from Albania” në “Balkanica Music Awards”. Në Kënga Magjike, ai shënon 7 pjesëmarrje në këtë festival me shume trofe. Baladat janë pika e tij e dobët dhe e fortë njëkohësisht.

Ardit Gjebrea: Ti tashmë ke edhe një kurs tëndin për këngëtarët, një shkollë apo jo?

Erik Lloshi: Po është një kurs ku mundohem të jap dijet e muzikës së lehtë me aq sa kam mundësi unë. Është një rrugëtim që e kam vazhduar tani dhe shpresoj që ta zhvilloj dhe ta bëj akoma më të madh.

Ardit Gjebrea: Cila është këshilla më e shpeshtë që i jep studentëve të tu?

Erik Lloshi: Këshilla më e shpeshtë është të dinë të menaxhojnë emocionet kur të vij momenti të dalin në skenë. Është gjëja më e rëndësishme.

Si çdo artist BIG që konkuron në festivalin “Kënga Magjike” edhe për Erik Lloshin nuk mund të mungonte pyetja nga publiku.

Cili është zhgënjimi më i madh që ke përjetuar deri më tani?
Përgjithësisht njeriu zhgënjehet në momentet kur dikush shumë i afërt i tij ose një koleg apo mik e ha mbas shpine ose i fut thikën pas shpine. Deri tani nuk kam pasur asnjë gjë të tillë. Shyqyr zotit, sepse ky mund të jetë zhgënjimi më i madh që njeriu mund të përjetojë. Përsa i përket karrierës artistike më ka shkuar deri diku atje ku doja unë. Kam kohë, kam rrugë të gjatë përpara për të bërë dhe kam akoma më shumë për të dhënë.

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more