Kategori
Artistet-big

ERIK LLOSHI

Erik Lloshi është këngëtar dhe autor këngësh i njohur, aktualisht  jep leksione të muzikës së lehtë.

Pjesëmarrës ndër vite në disa festivale të muzikës shqiptare “Top Fest”, “Festivali i Këngës” në RTSH dhe “Kënga Magjike”, Eriku është vlerësuar me çmime të ndryshme.

Aktiv në jetën artistike të kryeqytetit, ai ka publikuar edhe shumë videoklipe muzikore dhe në vitin 2009, videoklipi i këngës “E di”, një duet me Mariza Ikonomi, nominohet për “Best Video from Albania” në “Balkanica Music Awards”.

Erik Lloshi ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare, duke përfshirë këngëtarë dhe kompozitorë të njohur.

Pjesëmarrës për herë të 9- të në festivalin “Kënga Magjike 2022”, me këngën “Zanë moj”.

Home