Kategori
Lajme

“Është shiu i Tetorit, apo lotët e Orgesës…?.”

“Legjenda thotë që nesë bie shi që në shtator, faji është i Orgesës.”

Këngëtarja e tretë e kategorisë “BIG” që çeli siparin e “Kënga Magjike 2022” ishte Orgesa Zaimi.

Pjesëmarrëse në festival që nga viti 2006, e prezantuese e rrymave të ndryshme muzikore që nga rock, pop, pop-folk etj…Këngëtarja e njohur për stilin e veçantë dhe natyrën karizmatike, ketë edicion të 23-të ka vendosur “të  na lagë” në shi. Kënga konkuruese titullohet “Shiu i Tetorit”, e qartazi që nga titulli qëllimi i Orgesa Zaimit “del në shesh”…të përjetojmë melankoli.

Formula e bashkëpunëtorëve për të tretin vit është po e njëjta, risia e kësaj pjesëmarrje tek Orgesa është fakti që përpos shiut, ajo vjen me një performancë ndryshe. Në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” ajo u shpreh:

“Kur ke një projekt të ri, ke një emocion dhe zhvillim të këtij emocioni. Është një punë kolosale e cila ka nisur që në janar. Për herë të parë vij me një performancë dhe koreografi të kuruar. Gjithmonë kam menduar që të sjell më shumë nga vetja në çdo interpretim.”

Lind pyetja: “Ky shi, a është një metaforë për lotët e Orgesës?”

Adhuruesit e dramave do të dëshironin një përgjigje pozitive, por edhe në këtë rast Orgesa nuk ka kursyer përgjigje. Në “mini-intervistën” për prapaskenat e “Kënga Magjike”, Orgesa tha:

“Dashuria ime në shtator-tetor është shumë e ëmbël, si gjjthë vitin.”

Këngëtarja gjithmonë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta personale, përditshmëria dhe momente të ndryshme familjare. Përpos kësaj ajo është shndërruar në një personazh shumë të dashur në platformen “Tik-Tok”, nga ku realizon video të ndryshme humoristike. Lidhur me këtë, Orgesa shprehet: “Në asnjë moment s’e kam parë si qëllim përfitimi monetar, komentet pozitive dhe energjia pozitive që marr nëpërmjet postimeve më mjaftojnë

Home