Një nga artistet “Big” të javës në “Këngën Magjike” i ka besuar magjisë së festivalit që në hapat e parë të karrierës. Gresa Gjocera ka marrë pjesë gjithnjë me balada dhe këtë herë motivohet nga dashuria. Nisur nga titulli i këngës, ku ajo pyet “A kam unë faj”, Gresa zbulon në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ‘fajet’ e saj, çfarë nuk do të falte dhe kujt do t’i kërkonte falje.
Ardit Gjebrea: Gresa, titulli i këngës që do të prezantosh është “A kam unë faj?” Nëse do të ishe në një seancë gjyqësore, për çfarë mendon se do të të shpallnin fajtore?
Gresa Gjocera: Ndoshta për sinqeritetin e tepërt.
Ardit Gjebrea: Fajtore! Për hir të dashurisë ndaj partnerit, cilin faj do të falje?
Gresa Gjocera: Të gjitha.
Ardit Gjebrea: Si?
Gresa Gjocera: Mendoj se kur fal Zoti, ne s’jemi askush që të fajësojmë dikë kështu që mendoj se çdo faj nëse nuk është një gjë që nuk kthehet më mbrapsht, falet.
Ardit Gjebrea: A është dikush në jetën tënde që do t’i thoje “më fal” për një gjë?
Gresa Gjocera: Tani që jam bërë prind vetë, “më fal” do t’u them vetëm prindërve të mi për çdo shqetësim që u kam sjellë ose për çdo mundim dhe falje i kërkoj vetëm Zotit.








