Kategori
Lajme

“Fenomeni i divorcit rikthen Irma Libohovën në skenë.”

Ishte fillimi i vitit 2005 kur Irma Libohova triumfoi “Kënga Magjike 2004” me këngën “Prapë tek ti do të vij.” Ne momentin që po i gëzohej triumfit Irma deklaroi se nuk do të merrte më pjesë nëpër festivale.

Kjo deri më tani, sepse kënga “E jona” riktheu Irma Libohovën në një skenë festivali. Një rikthim i kësaj natyre mbart edhe një frymëzim shumë të fuqishëm. Irma na zbulon tematikën e këngës që shenjon arsyen e rikthimit:

“Kam parë një skenë ku fëmija një javë ishte i shoqëruar nga babai, ndërsa një javë tjetër nga mamaja. Kjo më la te kuptoj që diçka nuk funksiononte në çift. Së bashku me autoren e këngës menduam ta krijonim këtë skenë që unë kam parë dhe vendi më i mirë ku mund ta thonim këtë mesazh ishte “Kënga Magjike.” Ndaj kam ardhur, të them këtë mesazh.”

Një fenomen social si divorci rikthen Irmën me thirrjen për bashkimin familjar, atëherë kur dashuria është solide, por mbi të gjitha nëpërmjet këngës së saj Irma dëshiron t’u flasë prindërve për pasojat dhe që divorci lë tek fëmijët. Përpos mesazhit dhe shqetësimit që Irma ka si artiste, ajo ka ndarë edhe detje nga jeta e saj familjare. I pyetur nga Ardit Gjebrea këtë të dielë, nëse ka patur “rrezik divorci mes saj dhe bashkëshortit” Irma u përgjigj shkurt: “ASNJËHERË!”

Gjithashtu këngëtarja ka ndarë një ndër momentet më të vështira gjatë jetës së saj:

“Ne punonim me bashkëshortin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë një moment që situatat ishin të çoroditura, njerëzit iknin e vinin dhe djali im, që ishte i vogël më thonte më merr. Unë isha me kontratë pune, ishte e pamundur të kthehesha. Çdo ditë dëgjoja fjalën më merr, dhe u detyrova nga fundi e kam lënë punën, sepse djali kishte një temperaturë konstante, nuk donte të shkonte në shkollë. Për këtë arsye jam kthyer nga turneu.”

Home