30.04.21
“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe Threedots gjithmonë përpiqen të jenë të kuruar në detaje. Kënga Magjike zbulon ekskluzivisht se kënga do të shoqërohet me një koreografi masive nga Graciano Tagani.

Fifi është nga ato këngëtare që gjithmonë shprehet pa doreza. Nëpër deklarata mediatike ajo ka thënë se ka shumë bashkëpunëtorë, por Threedots është studioja e saj e zemrës. Po ashtu Fifi gjithmonë ka ngjallur shumë polemika me djemtë e Threedots, specifikisht me Flori Mumajesin. Para disa vitesh Fifi dhe Flori provokuan publikun me një video ku dukej se ishin në një moment sentimental. Fill pas kësaj dolën fjalë se Fifi dhe Flori patën një debat dhe se i mbyllën marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Dyshja gjithnjë ka ditur të konfuzojë fansat me historitë e tyre.

Por këtë vit Fifi vjen në bashkëpunim me krahun e djathtë të Mumajesit, Brunon, me të cilin Fifi ka një miqësi të hershme. E pyetur nga redaksia se kë “do” më së shumti Florin, apo Brunon, Fifi “e sikletosur” preferon të heshtë, por Bruno përgjigjet:“Dashuria është e njëjtë për të gjithë. E respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë”.

Gjithsesi është pak, por e sigurt, Fifi dhe Bruno “do ju tundin themelet” me “Fiksim”.

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.

Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.Në...

read more