Kategori
Artistet-big

GRESA GJOCERA & BLEDI KASO

GRESA GJOCERA
Është e njohur si këngëtare dhe prezantuese televizive. Ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe në vitin 2004 shpallet fituese e kompeticionit “Poleposition “. Një vit më pas bëhet pjesë e televizionit, si vokaliste në programin “Top Show”. Pjesëmarrëse 3 herë në “Top Fest”, Gresa është nominuar për disa çmime. Për 6 vite ka qenë vokaliste e “Fever”, grup me të cilin ka kënduar në netët finale të “Kënga Magjike 2008”. Edhe pse i ka munguar skenës së festivaleve, Gresa prej 18 vitesh këndon live në ambientet e kryeqytetit dhe jo vetëm. Pas 14 vitesh kthehet për herë të dytë në “Kënga Magjike”, në një duet me këngëtarin Bledi Kaso, me këngën “Zemër për zemër”.

BLEDI KASO
I njohur si këngëtar i muzikës live, kryesisht në Korçë, por edhe ne qytete të tjera të Shqipërisë, Bledi Kaso është bërë pjesë e industrisë muzikore që prej vitit 2005. Në vitin 2012 ka qenë pjesëmarrës në “Top Fest”, si autor dhe këngëtar, gjithashtu ka publikuar 2 videoklipe muzikore.

Home