18.04.21
Havale për Havale. Gerta Mahmutaj “XING” me Ardit Gjebrean?

Gerta Mahmutaj është këngëtarja që ka çelur siparin e katëgorisë BIG në javën e 5-të të konkurrimit. Gerta Mahmutaj ka qenë pjesë e festivalit që prej vitit 2009 dhe numëron 6 pjesëmarrje. Këtë vit ajo konkurron me këngën “Havale” me tekst të Endrit Mumajesi (MUMA) dhe produksion nga Kledi Bahiti. Titulli I këngës së saj ngjall polemika për faktin se të sjell në kujtesë këngën po me të njëjtin titull nga Ardit Gjebrea “Havale”.

E pyetur nga redaksia e Këngës Magjike nëse ka “kopjuar” apo nëse është “frymëzuar: nga “Havale-ja” e Gjebreas, ajo jep përgjigjen:
“Kur lexova tekstin dhe fjalën “havale” direkt më shkoi mendja tek kënga e Arditit. I thashë Mumës ndoshta mund të kemi përplasje, por u menduam dhe vendosëm për po. Në fund të fundit kjo është gjuha shqipe, fjalët këto janë, e për më tepër ne po e sjellim në një kuptim dhe kohë tjetër.
Kënga e Arditit thotë “Havale m’u bëre”, ndërsa e imja “S’te bëhem havale”.

Gerta po ashtu tregoi momentet në studio. Ajo tregoi se ka qenë mjaft kërkuese në këtë projekt, ndonëse fillimisht dyshuese edhe pse partneri I saj John Van Ride ka qene mbështetja më e madhe.
Kënga është e rrymës pop-folk dhe e pyetur nëse do të ndihet e paragjykuar ajo thotë:
“Njerëzit nga natyra janë paragjykues dhe janë mësuar të të shohin me një model të caktuar. Në rastin tim kam dëshirë të eksperimentoj, të guxoj me gjëra që s’i kam bërë më përpara, pasi nuk mund të bëj gjithnjë të njëjtat gjëra, por kam bindjen që kënga ime do të pëlqehet në masë.”

Një gjë është pak, por e sigurt, Gerta Mahmutaj kësaj here “do të na bëhet havale” me ritëm.

Artikuj Të Tjerë

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

“FIKSIM” Flori Mumajesi VS Bruno. Fifi zgjedh!!!

Dy emra që vijnë këtë të dielë në Kënga Magjike janë Fifi dhe Bruno. Dy këngëtarët kanë bashkuar forcat në një duet që ka gjasa të jetë hiti i verës 2021. Kënga titullohet “Fiksim” dhe është produksion i studios Threedots. Kur vjen puna tek paraqitjet skenike Fifi dhe...

read more