Kategori
Lajme

“Hera e tretë më e mirë se e dyta dhe e para”. Lorenc Hasrama “qep” plagët e zemrës

Lorenc Hasrama është këngëtari i cili në këtë edicion thotë: “T’kam dasht’”. Këtë vit ai zgjedh të vijë me një baladë të ndjerë, ku i këndon dashurisë së shkuar. Interpretimi dhe materiali na le vend të nënkuptojmë që Lorencit “i mungon ajo”. Nga ana tjetër këngëtari ju përgjigj me shumë humor ngacmimeve të moderatorit dhe producentit Ardit Gjebrea, me fjalinë: “Eh…jam tip i ndjeshëm.”

Nëse bëjmë një rezyme nga këngët e Lorenc Hasramës, rezultati do të na çojë tek djali romantik, ndonëse “i lënduar” që i këndon dashurisë së humbur. Por a është kjo muza artistike e tij, apo realisht, po na tregohet që zemra e tij po vuan?
Për këtë “autori” ka vendosur ta lerë fundin e hapur për interpretim. Nuk dihet shumë për jetën private të Lorenc Hasramës, por kësaj here këngëtari nuk është kursyer. I intervistuar nga kengamagjike.com, në intervistën gjatë provave, ai ka ndarë disa detaje.
Pyetjes: “A je single për momentin?”, ai i është përgjigjur me: “Gjithmonë kam qenë single.”
E nga ana tjetër pyetjes: “Kush ka më shumë rëndësi në mes asaj dhe Lorencit?”, këngëtari është përgjigjur shkurtimisht: “Ne”.
Nëse nuk dihet shumë për jetën privatë të këngëtarit, ajo çka është e sigurtë është besnikëria e tij, të paktën në aspekt skenik. Së bashku me “Si të flas” dhe “Pafund” ai shënon tre pjesëmarrje në “Kënga Magjike”. Këtë pjesëmarrje ai “e pagezon” me shprehjen: “Hera e tretë është më e mirë se hera e dytë dhe se hera e parë”.

Home