Kategori
Artistet-big

INIS NEZIRI

Cilësuar si një nga zërat më të veçantë të gjeneratës së saj, Inis Neziri ka nisur rrugëtimin e saj artistik në moshën 12 vjeçare. Shumëkush e mban mend edhe si “Inisi i Gjeniut” ku u vlerësua me çmimin e parë në “Gjeniu i Vogël 5”.
Është vlerësuar me çmimin e tretë në edicionin e 56-të të “Fest RTSH” me këngën “Piedestal”.
Në vitin pandemik 2020 rikthehet në edicionin e 59-të të “Fest RTSH” me një nga këngët më të parapëlqyera, “Pendesë”.
Shënon pjesëmarrjen e tretë në “Kënga Magjike”, ku në vitin 2018 është vlerësuar me çmimin “Best-Duet”.
Sa i përket karrierës ndërkombëtare është vlerësuar me çmim të parë në festivalin “Cerbul de Aur” në Rumani si edhe në festivalin ndërkombëtar të performuesve të rinj, në Rusi, “New Wave”.

Home