Kategori
Artistet-big

IRMA LIBOHOVA

50 vite karrierë artistike dhe kampione e pjesëmarrjeve në festivalet shqiptare, Irma Libohova është një nga këngëtaret më në zë të muzikës shqiptare. Fituese e edicionit të 26-të të “Fest RTSH” me këngën “Nuk e harroj”. Dy herë fituese e festivalit “Kënga Magjike”; në vitin 2000 në duet me motrën e saj Eranda Libohova me këngën “1000 ëndrra” dhe në “Kënga Magjike 2004”, fituese me këngën “Prapë tek ti do vij”. Publikime videoklipesh të suksesshme, duete me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, eksperimentimet që ajo ka bërë në rryma të ndryshme muzikore – e kanë sjellë Irma Libohovën gjithmonë ndryshe, duke i vënë një vulë suksesi karrierës së saj edhe jashtë kufijve shqiptarë, me koncerte në disa vende të botës. Pas 17 vitesh Irma Libohova rikthehet në “Kënga Magjike”, me këngën ‘Ejona”

Home