Kategori
New Artist

JEHONA SHAQIRI

Jehona Shaqiri është themeluese e Rock Bandit të parë shqiptar “Terrorr” (solo kitariste) në vitin 1994. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte të Kosovës, një ndër to “Wood Stock” në Pejë, deri tek “Akordet e Kosovës” në vitin 1995 me Rock Grupin “Terrorr”. Jehona ka përfunduar studimet në Akademinë e Muzikës, instrumenti piano.  Kompozitore e shumë artistëve në këngët e festivaleve për fëmijë, ku është vlerësuar disa herë me çmime të para si p.sh “Festivali Bletëzat” e deri tek “Artistet e Kosovës”, si edhe çmimi i parë në “Kosova Fest 2007” me këngëtaren Venera Imeri. Themeluese e Jehona Band, ku Jehona është vokaliste dhe kitariste, duke promovuar artin shqiptar: në Sofje, Zyrih, Berlin, Selanik etj.

Home