11.05.21
“Jetike” Semi Jaupaj ndahet nga Bojken Lako.
Semi Jaupaj është këngëtarja që rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike, pas 6 vitesh mungesë. Pjesëmarrja e saj e fundit ka qenë në vitin 2015 me këngën “Veç lotët” ku fitoi çmimin “Tendencë”. Këtë edicion Semi vjen me “Jetike”, një baladë nga Flori Mumajesi.
Në lidhje me këtë bashkëpunim Semi Jaupaj thotë: “Çdo kush do të donte të kishte një copë nga shpirti i Florit. Unë jam me fat që e kam.” Semi Jaupaj po ashtu tregoi se kjo këngë ka shumë vlerë për të dhe se titullin e këngës e ka bërë tatuazh. Por cila është historia pas “Jetike”? Kënga flet për një dashuri e cila ndoëse ka mbaruar, mbetet aty. Të dy partnerët janë jetikë për njëri-tjetrin në rrethana të ndryshme. Tatuazhi në krahun e këngëtares vërteton më së miri që “Jetike” është dedikim.
Përpos muzikës, jetike për Semin është dashuria, por në prezantimin e këngës ditën e dielë, Semi la të kuptohet se në këtë aspekt diçka nuk shkon. Ardit Gjebrea e pyeti këngëtaren nëse është ende në lidhje me Bojken Lakon dhe përgjigjja e saj “vuri pikat mbi i”. Perveç prezantimit të këngës ajo për herë të parë foli për ndarjen nga kantautori Bojken Lako. “Bojkeni do të mbetet dhe është një mik i imi, kam shumë respekt për të. Do të mbetet gjithmonë njeri i afërt i imi, por nuk ka më gjë për t’u thënë përveç kêsaj….” – u përgjigj Jaupaj, e vendosur në siklet. Për më shumë interpretim, dëgjoni “Jetike”.

Artikuj Të Tjerë

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

“Walter Ricci sjell Napolin në Shqipëri”

Walter Ricci është një këngëtar napoletan i rrymës jazz/soul. Kantautori është mahnitur nga jazz dhe stilet e shumta të kësaj rryme që kur filloi të dëgjonte gjigandë të tjerë si Frank Sinatra, Tony Bennett dhe Ella Fitzgerald në moshën 8 vjeç. Ai filloi karrierën e...

read more
Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Nga Kroacia në Shqipëri. Po vjen Martina Majerle.

Tanimë është bërë traditë që Kënga Magjike të ketë një “frymë internacionale”.  Edhe këtë edicion diversiteti nuk mungon. Këngëtarja që viztion Shqipërinë për herë të parë është këngëtarja nga Kroacia Martina Majerle. Kush është artistja që prezanton këngën e saj këtë...

read more
“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

“Një kantautor si Alban Ramosaj”.

Alban Ramosaj është një këngëtar i cili sjell gjithnjë materiale të ndryshme dhe “eksperimentale”.  Pas 5 vitesh rikthehet në edicionin e 22 të Kënga Magjike. Këtë vit Ramosaj vjen si kantautor me këngën “Thikat e mia”. Kënga është kompozim i tiji, ndërsa produksioni...

read more
Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj së bashku?! Çfarë po ndodh?

Kur vjen fjala tek dy emra si Ardit Gjebrea dhe Marsela Çibukaj I vetmi emërues I përbashkët është arti. Të dy artistët kanë krijuar karrierën e tyre duke provuar edhe forma të tjera alternative përveç muzikës. Kujtojmë që Marsela u bë e njohur për publikun shqiptar...

read more