Kaliopi

Kaliopi është një nga kantautoret më të njohura dhe një nga zërat më të fuqishëm në skenën muzikore të Ballkanit. Rrugëtimi i saj artistik përfshin rreth 5 dekada karrierë, duke lënë gjurmë të forta me zërin e saj të veçantë, fuqinë interpretative dhe emocionin që transmeton në çdo këngë.

Ajo është vlerësuar me çmime në shumë festivale muzikore ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar dy herë Maqedoninë në “Eurovision Song Contest”, duke rritur reputacionin e saj si një artiste me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar. Një nga artistet e para në Ballkan, e cila ka interpretuar rryma “Rock, Pop, Tradicionale, Underground, duke frymëzuar gjenerata shumtë artistësh.

Përveç karrierës muzikore, Kaliopi njihet edhe për kontributin e saj në zhvillimin e artistëve të rinj dhe për punën e saj në mbështetje të kulturës muzikore në rajon.

Ajo është gjithashtu një mike në muzikën shqiptare, duke dhënë kontributin e saj për emra si: Ledina Çelo, Tuna dhe Jonida Maliqi.

Kaliopi is one of the most renowned singer-songwriters and one of the most powerful voices in the Balkan music scene. Her artistic journey spans nearly five decades, leaving a profound mark through her distinctive voice, interpretive strength, and the emotion she conveys in every performance.

She has been honored with numerous awards at international music festivals and has represented North Macedonia twice at the Eurovision Song Contest, further elevating her reputation as an artist with both regional and international impact. She is also one of the first Balkan artists to perform across a wide range of genres rock, pop, traditional, and underground inspiring generations of musicians.

Beyond her musical career, Kaliopi is recognized for her commitment to nurturing young artists and supporting the development of musical culture throughout the region.

She is also a cherished friend of Albanian music, having contributed to the artistic work of performers such as Ledina Çelo, Tuna, and Jonida Maliqi.

Jury of the finals

Juria e Këngës Magjike përbëhet nga artistë dhe profesionistë të njohur që vlerësojnë me objektivitet performancat dhe këngët pjesëmarrëse.