Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2000

Festivali do të shënonte një eveniment të pakrahasueshëm dhe plot surpriza. Rikthehet në skenë pas një mungese 15-vjeçare bylbyli i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Përveç pozicionit të rëndësishëm si presidente e jurisë së Kënga Magjike 2002, dueti i saj me kantautorin Ardit Gjebrea shënon një nga momentet emocionuese të festivalit.
E ftuar speciale në këtë edicion ishte këngëtarja shkodrane Justina Aliaj, ardhur në Shqipëri pas një qëndrimi 9 vjeçar në SHBA.
Dy motrat e famshme Libohova, Irma dhe Eranda ishin fituese të çmimit të parë të festivalit me këngën “1000 ëndrra”
Gjatë tri netëve, dialektet e shqipes u përzienë edhe me një theks gjerman, që vinte nga bashkëprezantuesja e Gjebresë, Sabine Blumayer.
Festivali u transmetua drejtperdrejt nga TVSH, TVA dhe RTV21, në lidhje me Radio Tirana, +2 dhe Rash.
Regjisori i festivalit për të dytin vit rradhazi ishte Pali Kuke.

Home