Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2001

Duket se në vitin 2000 bukuroshja gjermane Sabine Blumayer do të krijonte një fenomen, që më  pas u kthye në traditë. E kështu ndodhi edhe në Kënga Magjike 2001, kur tre femra krejtësisht origjinale dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, arritën të përcillnin nga skena e Pallatit të Kongreseve emocionet e një festivali shqiptar. Kristen Pizani dhe Brigitte Serveni do të tregonin ndër të tjera edhe aftësitë e tyre për të folur shqip, ndërsa e mirënjohura Natalia Estrada do të shkëlqente me gjithë impulsivitetin dhe energjinë mesdhetare në natën finale, në krah të prezantuesit Ardit Gjebrea.
Ashtu si çdo vit, festivalit nuk i munguan as të ftuarit specialë dhe natyrisht pjesë e tij u bënë figura të njohura të muzikës shqiptare, si Liljana Çavolli, Avni e Nina Mula, etj.
Juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, ka vlerësuar me çmimin e parë duetin e Rovena Dilos dhe Pirro Çakos me këngën “Për një çast më ndali zemra”, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit.
Festivali u transmetua nga TVA dhe RTV21, si dhe Radio Rash, +2.
2001 do të ishte dhe viti i fundit që regjia e festivalit mban emrin Pali Kuke.

Home