Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2002

Në strukturën e këtij edicionin risia do të ishin çmimet e shumta si: Çmimi i Intrepretimit, Çmimi i Look-ut, Çmimi Millenium,  Çmimi Hit, Çmimi Magjia e parë e shumë të tjerë.
Për të dytin vit radhazi Natalia Estrada prezanton krah Ardit Gjebreas.  Tashmë e familjarizuar me skenën dhe spektatorin, ajo është në gjendje, jo vetëm të vallëzojë e të thotë fjalë në gjuhën shqipe, por edhe të këndojë në gjuhën tonë. Mes 31 këngëve, juria e kryesuar nga Margarita Kristidhi ka vlerësuar me çmimin e parë këngëtaren Mira Konçi.
Regjisore dhe bashkëproducente e festivalit ishte Vera Grabocka.

Home