Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2003

Që prej vitit 2003 Festivali Kënga Magjike zhvillohet në Televizionin Klan. Emra ndërkombëtarë do të ngjiteshin në skenën magjike për të prezantuar netët finale të festivalit, mes tyre Kim Lucas dhe Natali Harts. Ndërkohë në natën finale përkrah prezantuesit dhe producentit të festivalit Ardit Gjebrea, qëndron këtë radhë aktorja, modelja dhe këngëtarja, Brigitte Nielsen.
Festivali Magjik fiton vëmendjen e të gjitha mediave dhe në 5 vjetorin e tij, albumi me këngët magjike njeh shitje të përmasave gjigande në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Gjermani dhe Zvicër. Shtëpia diskografike SUPERSONIC (STV Play) merr ekskluzivitetin e botimit ndërsa transmetimi i tij realizohet në TV Klan, RTV21 dhe Radio NRG. Mes 31 këngëve, fitorja shkon në Kosovë, Ema Bytyqi, me këngën “Ku je ti”.  Për herë të parë në historinë televizive shqiptare, formohet një juri vetëm me zonja e zonjusha me në krye presidenten e jurisë – Aferdita Saracini Kelmendi.
I konceptuar si jubile, edicioni i pestë i “Kënga Magjike 2003”, ka ngjitur në skenë shumë të ftuar të veçantë si këngëtarët Llambris Liverjatos, Natali Art, Kim Luka,etj.
4 fitueset e 4 edicioneve të para të festivalit Elsa Lila, Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Mira Konçi, sollën në skenë një kolazh, që riktheu tek teleshikuesit emocionet e katër festivaleve të para, ndërkohë që tingujt e këngëve ishin tashmë të dashura për të gjithë.
Për të dytin vit radhazi regjisore e festivalit ishte Vera Grabocka.

Home