Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2004

Edicioni i 6-të u zhvillua në Prishtinë, Kosovë. Për herë të parë Festivali Magjik kalon kufijtë gjeografikë në Kosovë me misionin e vetëm që t’i shkrijë ato duke unifikuar kulturën dhe tregun muzikor shqiptar. Produksioni gjigand u mirëprit si kurrë më parë nga publiku dhe transmetohet drejtpërdrejt nga RTV21, TV Klan dhe Radio NRG. Të ftuarit specialë, tashmë pjesë e pandashme e konceptimin të netëve finale, në këtë edicion ishin Samantha Fox, Rednex etj.  
Në fund, juria me presidente Nexhmije Pagarusha, shpall këngën fituese të Festivalit të votuar nga vetë këngetarët pjesëmarrës, “Prapë tek ti do të vij” – kënduar nga Irma Libohova.
Edhe në këtë edicion regjia mban emrin Vera Grabocka.

Home