Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2005

Ky edicion është cilësuar si festivali i ndryshimeve të mëdha. Këto ndryshime u reflektuan, jo vetëm në përmbajtjen dhe formën e festivalit, por edhe në pritshmërinë e publikut dhe pasqyrimin e mediave. Artistët e netëve finale performuan në një skenë të konceptuar si një ujvarë gjigade, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj. Ndërsa si bashkëprezantuese e festivalit ishte bukuroshja shqiptare Denada Dajlani, e cila dilte për herë të parë në skenë.
Tri netët finale të festivalit që u zhvilluan më 11, 12 dhe 13 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve, në kryeqytetin shqiptar u transmetuan drejtpërdrejt nga TV Klan, RTV21 dhe RTV dhe NRG radio.
Momente nostalgjike gjatë festivalit sollën intepretimet e artisteve Yllka Mujo, Irma Libohova, Zana Çela dhe Ardit Gjebrea me këngët e fëmijërisë, në shenjë nderimi ndaj presidentit të jurisë, profesor Robert Radoja.
Çmimi “Kënga Magjike 2005” shkon tek këngëtarja Genta Ismajli me këngën “Nuk dua tjetër”.
Duke qëndruar brenda konceptit të një festivali unik për shqiptarët, dy regjisorë nga Kosova, Agron Vula dhe Astrit Idrizi, realizuan regjinë e këtij edicioni, duke vijuar deri në edicionin e 10-të.

Home