Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2006

Viti 2006 shënon sukses në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse si dhe në transmetimin televiziv të Festivalit Kënga Magjike.
Në fazën e parë, xhiruar në ambientet e “Resort Tropikal” në Durrës u prezantuan 44 këngë, ndërsa performancat skenike dhe televizive u gërshetuan me lojën dhe argëtimin.
Në finale mbërrijnë 19 këngë dhe fitues i edicionit të 8-të festivalit u shpall Armend Rexhepagiqi, me këngën “Kur dashuria vdes”.
Pas 11 vjetësh, në skenë kthehet këngëtarja Lindita Theodhori e cila si presidente e jurisë, sjell njëkohësisht edhe nostalgjinë e “Kafe Flora”.
Një nga kulmet dhe surprizat e mbrëmjes është ngjitja në skenë e tenorit shqiptar me famë botërore, Sajmir Pirgu. Nxënësi i Pavarotti-t, këndon arien “Nessun Dorma” dhe më pas në duet me kantautorin Gjebrea, këndojnë këngën “Zotit”.
Netët gjysmëfinale dhe ajo finale u transmetuan “live” njëherazi në Tv Klan, RTV21, MRT Kanali2 (Maqedoni),  Balkanika Music Television (Bullgari) dhe NRG Radio.

Home