Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2007

Kënga Magjike 2007 thyen çdo rekord televiziv të deratëhershëm të transmetimit të një festivali shqiptar. TV Klan, RTV21, Alsat – Maqedoni, Ora News, STV dhe Ballkanika Music Television, transmetojnë drejtpërdrejt këtë event. Gjithashtu transmetohet nga Radio 21 dhe Radio Energy.
Cilësia e këngëve gjithnjë në rritje, bën që në fazën e parë të marrin pjesë 54 këngë. Në netët finale të festivalit interpretohen 20 këngë, prej të cilave vetë juria e këngëtarëve shpall fituese këngën “Hape veten”, e interpretuar nga Aurela Gaçe.
Skena e Këngës Magjike ka bashkuar në natën finale të festivalit, breza artistësh të zhanreve të ndryshme muzikore. Një soprano si Edith Mihali, një tenor si presidenti i jurisë Gaqo Çako, një violinist si Ibrahim Madhi, të shoqëruar nga Luiza Papa, Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Mefarete Laze, Limos Dizdari dhe Ardit Gjebrea kanë përcjellë një kolazh nga krijimtaria e kompozitorit Limos Dizdari, që mbetet një emër i paharrueshëm i muzikës shqiptare.
Kaliopi – Diva e muzikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë e ftuara speciale e këtij edicioni. 

Home