Kategori
Histori-timeline

Kënga Magjike 2008

Për herë të parë në vitin 2008 skenografia e Festivalit Kenga Magjike mban vulën e mjeshtrit të RAI-t Gaetano Castelli, i cili paraqet një stil krejt të veçantë në ideimin dhe realizimin e një skenografie në Shqipëri.
Gjithashtu për herë të parë këngët pjesëmarrëse në festival prezantohen gjatë programit “E Diela Shqiptare”, duke e ndarë kështu festivalin në dy faza; E Diela Shqiptare dhe netët finale në Pallatin e Kongreseve, ku bashkëprezantuese ishin Artenisa Ozaj dhe Anis Brahimi.
Fituese e këtij edicioni shpallet këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”.

Home